Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Çfarë shkruanin gazetat më 26 tetor 1995/ Afrimi i zgjedhjeve egërson politikën, grushte në Parlament mes Rukës të PS e Memisë të PD


Megjithëse zgjedhjet e vitit 1996 që do të mbaheshin në 26 maj ishin ende larg politika në vjeshtën e vitit 1995 kishte nisur takimet dhe përgatitjet. PS në opozitë kishte zbritur në terren me mitingje ku kishte pasur edhe incidente dhe kjo situatë e kishte egërsuar edhe jetën parlamentare. Në numrin e datës 26 tetor 1996 në shtypin e shkruar pasqyroheshin zhvillimet në Kuvend ku kishte pasur edhe

Megjithëse zgjedhjet e vitit 1996 që do të mbaheshin në 26 maj ishin ende larg politika në vjeshtën e vitit 1995 kishte nisur takimet dhe përgatitjet. PS në opozitë kishte zbritur në terren me mitingje ku kishte pasur edhe incidente dhe kjo situatë e kishte egërsuar edhe jetën parlamentare. Në numrin e datës 26 tetor 1996 në shtypin e shkruar pasqyroheshin zhvillimet në Kuvend ku kishte pasur edhe përplasje fizike mes deputetëve të PS e PD. Një sherr kishte ndodhur mes E’them Rukës të PS dhe Shaban Memisë të PD. Gazeta Shqiptare shkruan në faqe të parë: “Grushta në Parlament pas protestës së PS,zënkë e ashpër mes Rukës e Memisë”. Ndërkaq në gazetën Koha Jonë zhvillimi kryesor ishte për të njëjtin argument: “ Afrimi i zgjedhjeve ka egërsuar shtetin, luftë xhaketash në përfundim të seancës”.