Në Kuvendin e 4-të Kombëtar të PD Sali Berisha për herë të parë pranon fajësinë e tij për humbjen e zgjedhjeve të parakohshme të 29 qershorit dhe të ngjarjeve të rënda të 97-tës.Në shtypin e shkruar të datës 21 tetor 1997-të gazeta Koha Jonë duke përcjellë zhvillimet nga ky takim i PD në faqe të parë shkruan : “ Berisha:Shkaktari jam unë” duke cituar liderin e opozitës që bënte me dije se ai ishte Presidenti dhe kishte përgjegjësinë më të madhe për ato ngjarje. Zhvillimet nga Kuvendi i PD-së i pasqyronte edhe Gazeta Shqiptare që shkruante: “Berisha shpall zgjedhjet: Ato brenda gjashtë muajve”. Ndërkaq RD botimi i Partisë Demokratike i kushtonte gjithë faqen e parë takimit të partisë më të madhe opozitare dhe shkruante: 29 qershori nuk ishte zgjidhje”.
