Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Çfarë shkruanin gazetat më 16 shtator 1998/ Prokuroria kërkon arrestimin e Berishës si organizator i grushtit të shtetit,4 të vdekur e 50 të plagosur


14 shtatori i 1998-tës dhe tentativa për grusht shteti nga opozita e kohës është një nga ngjarjet më të rënda në historinë e post komunizmit në Shqipëri. Pas vrasjes së Azem Hajdarit nisi një kryengritje e armatosur pasojat e së cilës ishin të rënda. U sulmua kryeministria dhe një bilanc i parë fliste për 4 të vdekur e 50 të plagosur. Kryeministri i kohës Fatos Nano do të vepronte me dorë të hekur

14 shtatori i 1998-tës dhe tentativa për grusht shteti nga opozita e kohës është një nga ngjarjet më të rënda në historinë e post komunizmit në Shqipëri. Pas vrasjes së Azem Hajdarit nisi një kryengritje e armatosur pasojat e së cilës ishin të rënda. U sulmua kryeministria dhe një bilanc i parë fliste për 4 të vdekur e 50 të plagosur. Kryeministri i kohës Fatos Nano do të vepronte me dorë të hekurt dhe do të akuzonte si organizator liderin e PD-së Sali Berisha. Arrestimin e Berishës dhe 5 deputetëve të PD-së e kërkoi edhe Prokuroria. Detajet e kësaj ngjarje dhe ajo se çfarë kishte ndodhur gjatë tri ditëve me radhë në kryeqytet pasqyroheshin gjerësisht në shtypin e shkruar të datës 16 shtator 1998. Gazeta Shqiptare shkruan në faqe të parë: “Arrest për Berishën ,Prokuroria kërkon heqjen e imunitetit”. Ndërsa në Koha Jonë titulli kryesor ishte: “Orët e grushtit të shtetit”. Edhe në RD dhe ZP botimet e partive politike kjo ngjarje zinte të gjitha zhvillimet. E faqes së pare.