Më 15 shtator të vitit 1994 në shtypin e shkruar zhvillimet kryesore kishin të bënin me një emergjencë shëndetësore që kishte shpërthyer në vend për shkak të kolerës. Vatrat me qytetarë të prekur shtoheshin dhe kishte më shumë se 300 të shtruar e 7 të vdekur. Gazeta Shqiptare shkruan : “ Kolera,një tjetër vatër” ndërsa në Koha Jonë zhvillimi kryesor ishte ky: “Shtohet numri i të prekurve nga kolera”
