Me zgjedhjet e parakohshme në verën e vitit të mbrapshtë 1997-të PD kaloi në opozitë. Kjo forcë politike ishte hedhur në aksion me protesta kundër qeverisë socialiste. Në prag të mbledhjes së Kongresit të PD-së Arben Meçe ish deputet i PD-së hidhte dyshime të forta për Sali Berishën si spiun i sigurimit dhe i agjenturave të Lindjes. Kjo deklaratë e fortë për kohën , vjen nga një ish-deputet i PD-së dhe themelues i kësaj force poltike merr vëmendje në shtypin e shkruar. Gazeta Zëri i Popullit që ishte botim i PS në faqe të parë në numrin e datës 12 tetor 1997-të shkruan: “ Berisha spiun i sigurimit dhe i agjenturave të lindjes!? Koha Jonë botonte një letër të Servet Pëllumbit ku thuhej se Nano po tradhëton PS-në ndërsa në Gazetën Shqiptare titulli kryesor kishte të bënte me skemat piramidale.
