Lajme Zone
Çfarë po ndodh me Ronaldon? Pas konfliktit me Jorge Jesus, shfaqet befas në stërvitje
SportTop Channel

Çfarë po ndodh me Ronaldon? Pas konfliktit me Jorge Jesus, shfaqet befas në stërvitje

Pas largimit dramatik nga kombëtarja portugeze dhe përplasjes së bujshme me trajnerin Jorge Jesus, Cristiano Ronaldo ka lënë pas tensionet me Portugalinë dhe është rikthyer menjëherë te Al-Nassr.

Pas largimit dramatik nga kombëtarja portugeze dhe përplasjes së bujshme me trajnerin Jorge Jesus, Cristiano Ronaldo ka lënë pas tensionet me Portugalinë dhe është rikthyer menjëherë te Al-Nassr. 41-vjeçari është shfaqur në stërvitje me klubin saudit, i cili ka publikuar edhe një fotografi të tij me pamjen e re. “DHI. Në zemër të Najdit. Në Al-Nassr”, shkruan klubi në rrjetet sociale, duke konfirmuar rikthimin e kapitenit portugez në përgatitje. Ronaldo u largua nga Danimarka pas situatës së tensionuar me kombëtaren dhe tani fokusohet te klubi. Sulmuesi pritet të jetë në dispozicion të Al-Nassr për ndeshjen e së premtes kundër Al-Draih. Pas gjithë zhurmës që rrethoi marrëdhënien e tij me Portugalinë dhe Jorge Jesus, Ronaldo ka vetëm një mënyrë për t’u përgjigjur: me gola në fushë. Top Channel