Lajme Zone
Çfarë po ndodh? Humb jetën elektriçisti 46-vjeçar gjatë punës në Patos
KulturëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Çfarë po ndodh? Humb jetën elektriçisti 46-vjeçar gjatë punës në Patos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Marglliçit në Patos, ku një person ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Marglliçit në Patos, ku një person ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Viktimë e këtij aksidenti tragjik është 46-vjeçari Ermal Debrova. Sipas të dhënave paraprake, Debrova, i cili ushtronte profesionin e elektriçistit, ka qenë duke kryer punime në një shtyllë elektrike në momentin kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën e tensionit të lartë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet teknike që çuan në këtë aksident fatal.