Lajme Zone
Çfarë nuk u pa nga takimin i “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Gjermani, Rama publikon foto-albumin
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Çfarë nuk u pa nga takimin i “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Gjermani, Rama publikon foto-albumin

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berlin, ku me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz, po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berlin, ku me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz, po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”. Takimi zhvillohet në Kancelarinë Federale Gjermane dhe në fokus ka situatën në Ukrainë, përpjekjet diplomatike për paqe dhe garancitë e sigurisë për vendin pas përfundimit të luftës.

Rama u prit në Kancelarinë Federale nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili ka organizuar këtë samit së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Andy Burnham. Teksa ka publikuar edhe foto-albumin me disa nga momentet e takimit. “Sot në Berlin, me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz, në Kancelarinë Federale për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve””, shkruan ai krahas fotove.

Në këtë takim marrin pjesë përfaqësues të 37 vendeve, si dhe drejtues të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Në fokus të diskutimeve janë koordinimi i përpjekjeve diplomatike, vijimi i mbështetjes politike, financiare dhe ushtarake për Ukrainën, si dhe mundësia e vendosjes së garancive të sigurisë pas një armëpushimi. Top Channel