Ish-prokurori italian, Antonio Ingroia në një lidhje live në Euronews Albania me gazetarin Thimi Samarxhiu ka folur lidhur me vetëvrasjen e ish-kreut të policisë italiane, De Gennaros. Ish-Prokurori Ingroia u shpreh se shpreson që Prokuroria e Kaltanisetës të vijojë punën e saj, duke nënvizuar rëndësinë e hetimit të asaj që njihet si “pista e zezë”, si dhe të dosjes së tratativës mes shtetit dhe mafias. “Unë uroj që prokuroria e Kaltanisetës të mos ndalet, që të vazhdojë me hetimet e saj që kjo vetëvrasje e tmerrshme të mos jetë vetëm një gurë varri. Dhe unë besoj se pista e zezë siç njihet, është ajo që duhet të ndiqet dhe eksplorohet dhe të vihet në dritë ashtu sikurse çështja e tratativës mes shtetit dhe mafias. Duke pasur parasysh se një pjesë e mirë e të dyshuarve që u arrestuan sot janë liruar. Tratativa shtet-mafje ka qenë një nga nismat për vrasjen e prokurorit Borselino dhe prej këtej lind një pyetje. Pa dashur të fyejmë askënd sepse kemi respekt, qoftë për të ndjerët, qoftë për figurën e De Gennaro-s, por largimi i tij e bën më të vështirë aksesin tek e vërteta. De Gennaro a dinte diçka mbi tratativën? A ishte i lidhur me tratativën? Takimi i fundit mes Borselinos dhe De Gennaro-s, tre ditë para masakrës ishte me kërkesë të De Gennaros. Nuk e dimë nëse në këtë takim ka ndodhur diçka. Këto janë të tëra pika pyetjeje të cilat do të ishte mirë që De Gennaro t’u kishte dhënë një përgjigje para prokurorëve, por siç e thashë uroj që hetuesit e Kaltanisetës të vazhdojnë me hetimet”, tha ai. Vetëvrasja e De Gennaros, Ilir Kulla: Ai ishte historia e 50 viteve të fundit të Italisë
