Lajme Zone
Çfarë fshihet pas bllokimit të qiellit amerikan?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Çfarë fshihet pas bllokimit të qiellit amerikan?

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) urdhëroi ndalimin e nisjes së avionëve nga aeroportet amerikane, pasi një problem komunikimi preku të gjitha qendrat e kontrollit të trafikut ajror. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, njoftoi në platformën X se autoritetet kishin vendosur ndalimin për arsye sigurie, për shkak të një defekti që kishte prekur rrjetin kombëtar të komunikimeve. Më vonë, Duffy sqaroi se ndërprerjen e kishte shkaktuar një problem në rrjetin e vjetër të FAA-së. Sipas tij, pajisjet që drejtojnë dhe shpërndajnë trafikun e të dhënave, përfshirë ruterët dhe ndërprerësit e rrjetit, u mbingarkuan dhe pushuan së funksionuari.

Foto ilustruese Një defekt në rrjetin e komunikimit të Administratës Federale të Aviacionit ndaloi për më shumë se katër orë nisjen e avionëve në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Incidenti nxori në pah gjendjen e infrastrukturës së vjetruar, ndërsa raportet zyrtare tregojnë se mbi 75% e sistemeve të kontrollit ajror kanë probleme që cenojnë qëndrueshmërinë e tyre. Një defekt në komunikimet e kontrollit të trafikut ajror paralizoi ditën e djeshme nisjen e fluturimeve në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke rikthyer në qendër të vëmendjes problemet e infrastrukturës së vjetër të aviacionit amerikan. Ngjarja ndodhi në një kohë kur administrata federale po shpenzon miliarda dollarë për modernizimin e rrjetit, por ende nuk ka arritur të garantojë funksionimin e qëndrueshëm të tij.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) urdhëroi ndalimin e nisjes së avionëve nga aeroportet amerikane, pasi një problem komunikimi preku të gjitha qendrat e kontrollit të trafikut ajror. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, njoftoi në platformën X se autoritetet kishin vendosur ndalimin për arsye sigurie, për shkak të një defekti që kishte prekur rrjetin kombëtar të komunikimeve. Më vonë, Duffy sqaroi se ndërprerjen e kishte shkaktuar një problem në rrjetin e vjetër të FAA-së. Sipas tij, pajisjet që drejtojnë dhe shpërndajnë trafikun e të dhënave, përfshirë ruterët dhe ndërprerësit e rrjetit, u mbingarkuan dhe pushuan së funksionuari.

Autoritetet nuk kishin përcaktuar ende se çfarë e shkaktoi mbingarkesën e pajisjeve. FAA e hoqi ndalimin pas më shumë se katër orësh, por sekretari i Transportit paralajmëroi se rikthimi i operacioneve në kapacitet të plotë do të kërkonte kohë. Sipas kompanisë së analizave të aviacionit Cirium, më shumë se 1.5 milion pasagjerë kishin planifikuar të niseshin nga aeroportet amerikane me rreth 11 mijë fluturime pas orës 16:00 sipas kohës së bregut lindor të SHBA-së, menjëherë pas vendosjes së ndalimit. Këto shifra tregojnë përmasat e trafikut ajror që mund të prekej nga ndërprerja, megjithëse nuk përfaqësojnë numrin e fluturimeve që autoritetet anuluan ose vonuan drejtpërdrejt për shkak të defektit.

Incidenti ndodhi pikërisht në ditën kur Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti amerikan i Transportit i kërkuan Kongresit edhe 30.1 miliardë dollarë për përmirësimin e aeroporteve dhe të sistemit të kontrollit të trafikut ajror. Nga kjo shumë, administrata kërkoi 10.1 miliardë dollarë për modernizimin e kontrollit të trafikut ajror. Përplasja mes investimeve të shpallura dhe ndërprerjes së funksionimit të rrjetit nxori sërish në pah një problem që institucionet federale amerikane e kanë dokumentuar prej vitesh.

Mbi 75% e sistemeve të kontrollit ajror kanë probleme qëndrueshmërie

Zyra e Përgjegjshmërisë së Qeverisë amerikane (GAO), institucioni federal që kontrollon shpenzimet dhe funksionimin e administratës, publikoi në vitin 2024 një raport mbi gjendjen e sistemeve të kontrollit të trafikut ajror.Sipas këtij raporti, FAA kishte klasifikuar 51 nga 138 sistemet e shqyrtuara si të paqëndrueshme, ndërsa 54 sisteme të tjera si potencialisht të paqëndrueshme.Në total, 105 sisteme, ose më shumë se tre të katërtat e atyre që institucioni kishte analizuar, paraqisnin probleme ekzistuese ose rreziqe për qëndrueshmërinë e funksionimit.

Këto të dhëna tregojnë se problemet e rrjetit amerikan të kontrollit ajror nuk lidhen vetëm me incidentin e 13 nëntorit, por me një infrastrukturë që prej vitesh kërkon ndërhyrje të thella teknologjike.Administratori i FAA-së, Bryan Bedford, i deklaroi Reuters në shtator se më shumë se 300 objekte të kontrollit të trafikut ajror funksionojnë si njësi teknologjike të izoluara nga njëra-tjetra.Në disa prej tyre, personeli mbështetet ende te kompjuterë dhe sisteme telekomunikacioni disa dekada të vjetra, të cilat nuk arrijnë të shkëmbejnë informacion pa probleme.Gjendja e pajisjeve ka krijuar edhe vështirësi në mirëmbajtje.

Sipas Bedford, për disa sisteme të vjetruara, FAA duhet të sigurojë pjesë këmbimi përmes faqeve të ankandeve në internet ose të prodhojë komponentë duke përdorur teknologjinë e printimit 3D.Kjo varësi nga pajisje që industria nuk i prodhon më në mënyrë të zakonshme e ndërlikon mirëmbajtjen dhe zëvendësimin e tyre.

Defektet e njëpasnjëshme zbuluan dobësinë e sistemeve rezervë

Incidenti i 13 nëntorit nuk ishte rasti i parë kur problemet e komunikimit ndërprenë funksionimin e trafikut ajror amerikan.Në shtator 2026, një tjetër defekt tregoi se edhe infrastruktura rezervë mund të dështojë nëse rrjeti nuk ka një arkitekturë të qëndrueshme. Problemi nisi kur një qark telekomunikacioni që i shërbente një qendre kontrolli të trafikut ajror në Filadelfia shfaqi mesazhe gabimi. Kontraktori i FAA-së e kaloi komunikimin në një linjë rezervë me fibra optike, për të shmangur ndërprerjen e shërbimit. Por një ekip ndërtimi në New Jersey e preu aksidentalisht edhe këtë linjë, duke kontribuar në ndërprerje të përhapura të operacioneve ajrore. Sipas të dhënave të raportuara në atë kohë, rreth 9,500 fluturime në Shtetet e Bashkuara pësuan vonesa ose anulime gjatë asaj dite. Bedford pranoi se infrastruktura ekzistuese nuk ofron nivelin e nevojshëm të sistemeve rezervë. Sipas tij, kur rrjeti dështon, FAA nuk ka kapacitetet alternative që do të siguronte një arkitekturë moderne komunikimi.

Ngjarja e shtatorit tregoi se zëvendësimi i një linje komunikimi me një tjetër nuk mjafton për të garantuar vazhdimësinë e shërbimit, nëse vetë rrjeti mbetet i fragmentuar dhe i varur nga pika të cenueshme.Ndalimi kombëtar i 13 nëntorit ishte i pari që nga janari 2023, kur një defekt në sistemin e FAA-së për shpërndarjen e njoftimeve kritike të sigurisë për pilotët ndërpreu nisjet e avionëve për më pak se dy orë.Incidenti i vitit 2023 shkaktoi probleme në më shumë se 10 mijë fluturime.

Tre vjet më vonë, autoritetet amerikane u përballën sërish me një ndërprerje kombëtare, këtë herë për shkak të problemeve në rrjetin e komunikimit që lidh qendrat e kontrollit të trafikut ajror.

Miliarda dollarë investime, por modernizimi mbetet i papërfunduar

Kongresi amerikan miratoi në korrik 2025 një fond prej 12.5 miliardë dollarësh për modernizimin e infrastrukturës së kontrollit të trafikut ajror. Programi përfshin zëvendësimin e sistemeve të vjetra të telekomunikacionit, përmirësimin e radarëve dhe ndërhyrje në pajisjet që përdorin qendrat e kontrollit. Administrata amerikane njoftoi të premten se FAA kishte zëvendësuar me fibra optike me shpejtësi të lartë 68% të rrjetit të vjetër të telekomunikacionit me kabllo bakri.

Megjithatë, Bedford kishte paralajmëruar që në shtator se zëvendësimi i kabllove të bakrit me fibra optike nuk do të mjaftonte për të parandaluar ndërprerjet e ardhshme. Sipas tij, FAA ka nevojë për një rrjet modern telekomunikacioni, jo vetëm për zëvendësimin e komponentëve të vjetër. Kjo do të thotë se investimet në kabllo dhe pajisje nuk e zgjidhin automatikisht problemin e komunikimit mes qendrave, nëse autoritetet nuk modernizojnë edhe arkitekturën e përgjithshme të sistemit. Ndërkohë, programi i modernizimit përballet me vështirësi që nuk lidhen vetëm me sigurimin e fondeve.

FAA kishte 11,389 plane projektesh pa një kalendar të përbashkët

Në shtator 2026, Zyra e Përgjegjshmërisë së Qeverisë paralajmëroi se FAA nuk kishte përgatitur ende një vlerësim të besueshëm të kostos së përgjithshme të programit të modernizimit. Institucioni konstatoi gjithashtu mungesën e një kalendari të integruar që të koordinonte të gjitha ndërhyrjet e planifikuara. Sipas GAO, deri në maj 2026, FAA administronte 11,389 kalendarë të veçantë projektesh, pa i bashkuar në një plan të vetëm koordinues.

Kjo mënyrë organizimi krijon rrezikun që kontraktorë dhe ekipe të ndryshme të kryejnë ndërhyrje të përsëritura në të njëjtat objekte, të shtyjnë afatet e punimeve dhe të rrisin kostot e programit. Mungesa e një plani të integruar e vështirëson edhe kontrollin e ecurisë së modernizimit, pasi autoritetet nuk kanë një kalendar të përbashkët për të ndjekur lidhjen mes projekteve.FAA synon të përfjë fazën e parë të modernizimit deri në dhjetor 2028. Por GAO paralajmëroi se mangësitë në planifikim rrisin rrezikun që agjencia të mos i përmbushë afatet. Nëse programi vonohet, FAA do të vazhdojë të mbështetet për një periudhë më të gjatë te sistemet e vjetruara që raportet federale i kanë identifikuar si të paqëndrueshme ose potencialisht të paqëndrueshme.

Ndalimi i fluturimeve më 13 nëntor e vendosi këtë problem përballë pasojave konkrete. Ndërsa administrata kërkon edhe 30.1 miliardë dollarë nga Kongresi, raportet e GAO-së tregojnë se financimi nuk përbën pengesën e vetme. FAA duhet të koordinojë mijëra projekte, të zëvendësojë teknologjinë e vjetër dhe të ndërtojë një rrjet komunikimi që mund të përballojë defektet pa ndërprerë nisjet e avionëve në të gjithë vendin.

Deri në përfundimin e këtij procesi, infrastruktura amerikane e kontrollit të trafikut ajror do të vazhdojë të funksionojë me dobësitë që institucionet federale i kanë dokumentuar prej vitesh./ Përshtati "Pamfleti", nga Reuterspezullimi i fluturimeve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Trump, Putin dhe Xi në një tryezë; vendimet që mund të ndryshojnë rendin botëror? 14 Nëntor 2026, 07:5507:55Rajoni dhe Bota Kaosi në qiellin amerikan, një defekt teknik paralizoi fluturimet; situata drejt normalizimit 14 Nëntor 2026, 07:2007:20Rajoni dhe Bota Probleme në qendrat e kontrollit ajror, pezullohen nisjet e avionëve në SHBA 13 Nëntor 2026, 22:5122:51Rajoni dhe Bota Pse Evropa dështoi të gjente një "superhero" për t'u përballur me Putinin 13 Nëntor 2026, 22:3522:35Rajoni dhe Bota Kallas vlerëson ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE: Procesi të bazohet në respektimin e ligjit 13 Nëntor 2026, 22:1522:15Rajoni dhe Bota Po nëse Inteligjenca Artificiale na gënjen? 13 Nëntor 2026, 21:4521:45Rajoni dhe Bota