Lajme Zone
Çfarë e shkaktoi shpërthimin që i mori jetën të rinjve shqiptarë në Athinë?
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Çfarë e shkaktoi shpërthimin që i mori jetën të rinjve shqiptarë në Athinë?

Familjarët e viktimave të shpërthimit të regjistruar të premten në zonën e Plakës, në Greqi, kanë mbërritur në kryeqytetin grek, ndërsa vijojnë procedurat për identifikimin dhe marrjen e trupave të viktimave. Ngjarja e rëndë ndodhi në një godinë në zonën e Plakës, ku shpërthimi shkaktoi shembjen e ndërtesës dhe humbjen e jetës së disa personave.

Sipas raportimeve të mediave greke, janë ngritur dyshime për praninë e një ere të pazakontë ose të një rrjedhjeje të mundshme gazi përpara shpërthimit. Megjithatë, deri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, asnjë nga dëshmitarët e marrë në pyetje nga autoritetet nuk kishte përmendur një detaj të tillë në deklaratat zyrtare.

Policia greke, në vlerësimin paraprak të ngjarjes, ka përjashtuar mundësinë që shpërthimi të ketë ardhur si pasojë e një akti kriminal. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit, ndërsa autoritetet po analizojnë dëshmitë dhe provat e mbledhura në vendngjarje.