Foto ilustruese/ Shkëlzen Betaj, ish-zëvendësdrejtori i Hipotekës së Tiranës, është sot ortak në kompaninë RARE INVEST shpk me vëllezërit Dorian (Agron) Alia dhe Viktor Alia, ku Dorian Alia është një nga autorët e dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Cfarë i lidh këto persona në një kompani ndërtimi dhe si u liruan autorët e dhunës? Shkëlzen Betaj, ish-zëvendësdrejtori i Hipotekës së Tiranës, ka bërë brenda pak vitesh një metamorfozë që s'ka shpjegim tjetër përveç atij që fshihet pas dosjeve të mbyllura në sirtarët e SPAK-ut, por gjetja e re që lidh Betajn me dhunuesit e avokatit Sokol Mëngjesi e ngre këtë histori në një nivel tjetër, sepse nuk jemi më vetëm para një oligarku të betonit pa bilanc, por para një rrjeti ku biznesi i kullave ndërthuret me dhunën e organizuar, ndryshime emrash dhe një sistem që dënon, por nuk burgos.
Dikur Shkëlzen Betaj firmosiste tjetërsimin e pronave në të gjithë qarkun, ndikonte në pazaret më të ndjeshme të pasurive të paluajtshme dhe lëvizte dokumente që ndërronin duart e pronarëve pa lënë gjurmë, ndërsa tani ky njeri firmos kontratat për kullat që kapin vlerën e qindra milionë eurove, kapitali i kompanive të tij është 100 mijë lekë dhe bilancet financiare mungojnë plotësisht, prandaj pyetja që askush nuk guxon ta bëjë me zë në zyrat e Qeverisë është e thjeshtë: me çfarë parash financohen gjithë këto projekte, kur burimi i tyre nuk del askund në asnjë dokument zyrtar? Përgjigja mund të jetë më e errët nga sa mendohet.
Më 31 mars 2026, dy vëllezër, Viktor Alia dhe Dorian Alia, themeluan shoqërinë "RARE INVEST" SHPK, me kapital 100 mijë lekë, të ndarë 51 për qind për Viktorin dhe 49 për qind për Dorianin, ndërsa administrator u caktua Viktor Alia, por brenda vetëm 12 ditësh, më 21 prill 2026, ndodh një ndryshim i shpejtë ku Shkëlzen Betaj hyn si ortak me 40 për qind të kapitalit dhe emërohet administrator, ndërsa Viktor Alia dhe Dorian Alia ulin kuotat në nga 30 për qind secili. Për tre muaj, Betaj drejton kompaninë, por më 22 korrik 2026, ai largohet nga administrimi dhe Viktor Alia rikthehet në krye, ndërsa Betaj mbetet ortak me 40 për qind dhe kapitali i shoqërisë vazhdon të jetë po ai simbolik, 100 mijë lekë. Deri këtu, një lëvizje e çuditshme, por jo e paparë në botën e kompanive të përdorura për të kanalizuar para pa lënë gjurmë, por problemi është se Dorian Alia nuk është thjesht një ortak i rastësishëm. Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, Gjykata e Apelit lë në burg Dritan Nanon dhe Dorian Aliajn
19 Qershor, 12:47 U dhunua barbarisht, del nga koma avokati Sokol Mëngjesi
13 Qershor, 20:15 Nuk është vetëm Sokol Mëngjesi në koma! Është në koma një shoqëri e tërë 5 Qershor, 10:13 Dorian Alia dhe dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi
Më 29 maj 2024, avokati Sokol Mëngjesi u sulmua brutalisht në zonën e ish-Bllokut, sapo la djalin në kopsht, dhe pësoi dëme të rënda që e çuan në intubim në spitalin e Traumës, ku qëndroi në gjendje të rëndë për ditë të tëra, ndërsa sulmi ishte i organizuar dhe katër persona e rrahën me sende të forta. Njëri prej tyre u vetëdorëzua po atë ditë, ishte Dorian Alia, 32 vjeç, dhe para hetuesve ai pranoi se porositës ishte Dritan Nano, 58 vjeç, dhëndri i të cilit është pikërisht Dorian Alia, ndërsa Nano, sipas dëshmisë, kishte angazhuar dhunuesit për t'i bërë presion avokatit që të hiqte dorë nga gjyqi që kishte hapur kundër tij. Mëngjesi përfaqësonte një familje me 8 trashëgimtarë në një proces gjyqësor për një pronë në zonën e Digës së Liqenit, pikërisht aty ku sot ngrihen kullat, dhe fitues i gjyqit, avokati do të merrte një përqindje të pronës, por Nano nuk donte të paguante dhe përmbarimi i kishte bllokuar pronën. "Donin t'i bënin presion avokatit të hiqte dorë," rrëfeu Dorian Alia para hetuesve, "ishte kërkesa e Dritan Nanos, e kishim planifikuar, e ndiqnim avokatin dhe komunikonim vazhdimisht me agresorët e tjerë." Dorian Alia pranoi gjithçka dhe Dritan Nano u arrestua si organizator, por jo, historia nuk mbaron me burg. Dhëndri i Dritan Nanos merr përsipër sulmin ndaj Sokol Mëngjesit: E bëra unë se mu prek sedra! 4 Qershor, 12:53 Dhunuesit e avokatit Sokol Mëngjesi duhet të ishin duke vuajtur dënimin me burg për shkak të dhunës brutale që për pak sa nuk i mori jetën avokatit të njohur, por Dorian Alia nuk është në burg, ai është i lirë dhe vijon aktivitetin e biznesit me Shkëlzen Betajn, në kompaninë RARE INVEST, ku zotëron 30 për qind të kapitalit, prandaj lind pyetja: si është e mundur që një person i dënuar për dhunë të rëndë ndaj një avokati, dhunë e organizuar dhe e porositur nga vjehrri i tij, të lirohet e të vazhdojë të firmosë kontrata me ish-numrin 2 të Hipotekës, kush e mundësoi këtë lirim dhe ku janë dosjet e SPAK-ut? Në dokumentet e RARE INVEST, njëri nga themeluesit është Dorian Alia, por burimet tregojnë se Dorian Alia rezulton të ketë pasur më parë emrin Agron Alia, gjë që ngre pyetje të tjera: pse ndryshimi i emrit? Pyetjet shtohen dhe përgjigjet mungojnë. Shkëlzen Betaj nuk është thjesht një ish-zyrtar i Hipotekës që u bë oligark, sepse ai është ortak i vëllezërve Alia, ku njëri prej tyre, Dorian, organizator i dhunës që gati i mori jetën avokatit Sokol Mëngjesi, dhe kjo dhunë nuk ishte një grindje e rastit, ajo lidhej me një gjyq për pronën ku sot ngrihen kullat, të njëjtat kulla që Betaj po ndërton pa bilance. Baste ilegale, call-center mashtruese, trafik droge, tenderë të manipuluar, këto janë burimet që ushqejnë kullat e Betajt, sipas dosjeve hetimore, dhe tani kësaj liste i shtohet edhe dhuna e organizuar ndaj një avokati që guxoi të sfidonte një nga emrat e fuqishëm të këtij rrjeti.
SPAK-u i ka dosjet prej kohësh, BKH ka hetuar dhe ka dërguar materialet, autoritetet po verifikojnë pronat dhe dosjet e regjistruara në ZVRPP Tiranë gjatë mandatit të Betajt, por kullat vazhdojnë të ngrihen njëra pas tjetrës, çimentoja derdhet çdo ditë, apartamentet shiten, paratë qarkullojnë dhe pastrohen, ndërsa askush nuk është ndalur dhe askush nuk është pyetur se nga i ka fondet për këto investime gjigante. Tani që dihet se Betaj është në ortakëri me dhunuesit e avokatit Mëngjesi, pyetja bëhet edhe më e ashpër: a do të mbetet ky hetim thjesht një ushtrim burokratik pa asnjë pasojë, apo do të shndërrohet në drejtësi? Kullat e Betajt dominojnë horizontin e Tiranës dhe Velipojës, duke fshehur nën themelet e tyre historinë e vërtetë të parave të pista, por tani, nën ato themele, fshihet edhe gjaku i një avokati që guxoi të kërkonte të drejtën e tij. /Pamfleti
© Copyright Pamfleti
Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal.
Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi.shkëlzen betaj dorian alia viktor alia sokol mëngjesi dhunimi rare invest shpk screenshot 2026 08 30 133438 screenshot 2026 08 30 112647 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Mallkimi i Rozafës mbi Bahçallëk: Murosen 10 milionë euro, ura nuk është askund dhe Shkodra që vuan tmerrin e trafikut 29 Gusht 2026, 13:2013:20Anti-Mafia Çifligu i kunatit të Ogerta Manastirliut: Albi Gjenerali në krye të Furnizuesit të Tregut të Lirë; OSHEE i çon 2,104 biznese, kap 99% të tregut 28 Gusht 2026, 20:2020:20Anti-Mafia Hijet mbi autostradën Milot–Balldren: Tenderi i kurdisur dhe misteri i tri ofertave identike prej 364.7 milionë eurosh 27 Gusht 2026, 14:0514:05Anti-Mafia Jeniçeri i Edi Ramës zbarkon me beton në Apoloni, Blendi Gonxhja i hap rrugën “Rozafa Agroturizëm” të Gjergj Lucës në zonën arkeologjike 26 Gusht 2026, 12:3312:33Anti-Mafia Rrjeti i pastrimit të parave të Neim Fejzullës: si "Doris FLOWERS", Primo Hotel dhe ''La Fortezza" legalizojnë miliona euro nga droga dhe cell-center-at 25 Gusht 2026, 14:0014:00Anti-Mafia Delina blen 3 makina luksoze: një për vete, dy për vartëset, nga kompania e familjes së kryebashkiakes së Durrësit 25 Gusht 2026, 10:4810:48Anti-Mafia

