Lajme Zone
Çfarë e bëri Ramën të largohej? Kryeministri ndërpret intervistën me gazetarin amerikan
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Çfarë e bëri Ramën të largohej? Kryeministri ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë intervistën me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, duke u larguar para përfundimit të bisedës. Intervista është zhvilluar për Channel 5 dhe vjen në kohën kur qeveria shqiptare dhe rrethi politik e ekonomik pranë kryeministrit janë përballur me akuza dhe hetime që lidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës. Sipas njoftimit të publikuar nga C

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë intervistën me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, duke u larguar para përfundimit të bisedës. Intervista është zhvilluar për Channel 5 dhe vjen në kohën kur qeveria shqiptare dhe rrethi politik e ekonomik pranë kryeministrit janë përballur me akuza dhe hetime që lidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës.

Sipas njoftimit të publikuar nga Channel 5, gjatë intervistës Rama ka vendosur ta ndërpresë bisedën dhe është larguar para se ajo të përfnte.

Përmbajtja e plotë e intervistës pritet të publikohet javën e ardhshme, por dDeri atëherë, mbetet e paqartë se cilat kanë qenë pyetjet dhe përgjigjet që i kanë paraprirë vendimit të kryeministrit për t’u larguar.

Publikimi i intervistës së plotë pritet të zbardhë edhe momentin e largimit dhe diskutimin që ka zhvilluar Rama me gazetarin amerikan. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm