Lajme Zone
Ceuta ndez alarmin në Europë, Meloni apel BE: Imazhe tronditëse, të pezullohet marrëveshja e Shengenit për Spanjën
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ceuta ndez alarmin në Europë, Meloni apel BE: Imazhe tronditëse, të pezullohet marrëveshja e Shengenit për Spanjën

"Imazhet që vijnë nga Ceuta janë tronditëse dhe tregojnë, edhe një herë, se emigracioni i pakontrolluar i paligjshëm përfaqëson një kërcënim konkret për sigurinë e kufijve të Evropës.

Roma ngre alarmin për krizën migratore në kufijtë e BE-së. Meloni kërkon pezullimin e përkohshëm të disa dispozitave të Shengenit, ndërsa Tajani e quan "gabim të rëndë" vendimin e Spanjës për legalizimin e emigrantëve. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka bërë thirrje për pezullimin e përkohshëm të disa dispozitave të Marrëveshjes së Shengenit mbi lëvizjen e lirë, pas mbërritjes së qindra emigrantëve të parregullt nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës. Në një reagim publik, Meloni i cilësoi pamjet nga Ceuta si “tronditëse” dhe paralajmëroi se Italia nuk do të qëndrojë pasive përballë zhvillimeve.

"Imazhet që vijnë nga Ceuta janë tronditëse dhe tregojnë, edhe një herë, se emigracioni i pakontrolluar i paligjshëm përfaqëson një kërcënim konkret për sigurinë e kufijve të Evropës.

U takova me Ministrin e Brendshëm Matteo Piantedosi. Italia nuk do të qëndrojë duarkryq. Po mbledhim organet përkatëse dhe pas këtyre takimeve jemi gati të ndërhyjmë, duke përfshirë edhe masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur kufijtë tanë dhe për të siguruar sigurinë e qytetarëve tanë, siç është pezullimi i Zonës Shengen me Spanjën.

Nuk do të tërhiqemi asnjë centimetër ndaj emigracionit të paligjshëm: mbrojtja e kufijve tanë, ndalimi i trafikantëve të qenieve njerëzore dhe sigurimi i riatdhesimeve efektive do të vazhdojnë të jenë politika e kësaj Qeverie.", shkruan Meloni në reagimin e saj.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili mbështeti kërkesën për masa më të forta në menaxhimin e flukseve migratore.

Sipas Tajanit, vendimi i qeverisë spanjolle për t’u dhënë shtetësi spanjolle, dhe rrjedhimisht shtetësi evropiane, mbi 500 mijë emigrantëve të parregullt ka qenë një zgjedhje e gabuar.

“Imazhet që vijnë nga Ceuta tregojnë se zgjedhja e qeverisë së Madridit për t’u dhënë shtetësi spanjolle, dhe për rrjedhojë evropiane, mbi 500 mijë migrantëve të parregullt është thellësisht e gabuar dhe inkurajon trafikimin e qenieve njerëzore”, shkroi Tajani në platformën X.

Deklaratat vijnë në një moment kur Spanja po përballet me një valë të re emigrantësh në Ceuta, ndërsa autoritetet spanjolle kanë angazhuar ushtrinë dhe forca shtesë sigurie për të menaxhuar situatën në enklavën kufitare.

Pse Ceuta është porta më e rrezikshme e emigrantëve drejt Europës? Ceuta është një qytet autonom i Spanjës, i vendosur në brigjet e Ngushticës së Gjibraltarit, por gjeografikisht ndodhet në veri të Marokut, rreth 70 kilometra nga Tangeri. Për këtë arsye, ajo konsiderohet një enklavë spanjolle brenda territorit maroken.

Pozicioni i saj e ka bërë Ceutën një nga pikat kryesore të hyrjes në Europë për emigrantët që përpiqen të kalojnë nga Afrika.

Ceuta ka të njëjtin status si Melilla, një tjetër qytet autonom spanjoll i vendosur në bregdetin lindor të Marokut. Të dyja këto qytete janë pretenduar vazhdimisht nga Maroku, i cili kërkon që ato të bëhen pjesë e territorit të tij. Spanja i ka refuzuar këto kërkesa, duke argumentuar se Ceuta dhe Melilla ishin pjesë e saj shumë përpara se Maroku të fitonte pavarësinë në vitin 1956.

Për të mbrojtur këto dy enklava, Spanja ka ngritur një sistem të fortë sigurie me forca ushtarake dhe gardhe kufitare që në disa zona arrijnë deri në 20 metra lartësi.

Gjithashtu, janë vendosur edhe barriera në det për të penguar hyrjet e paligjshme.

Megjithatë, shumë emigrantë vazhdojnë të përpiqen të arrijnë në Ceuta dhe Melilla duke notuar, një rrugë tepër e rrezikshme që shpesh shkakton plagosje të rënda dhe humbje jete. INSANE FOOTAGE: Thousands of migrants continue crossing from Morocco into Spain’s Ceuta enclave, as local officials reportedly urge Madrid to declare a national emergency. pic.twitter.com/dlbbKOjBV1

— Breaking911 (@Breaking911) July 30, 2026 imazhe tronditëse nga ceuta 445177d0 e555 4caa a79b 08a4e952e474 16 9 aspect ratio default 0 screenshot 9 melonii image 598 1024x683 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Trump: Kemi arritur një marrëveshje historike për çarmatosjen e Hamasit, Izraeli do të largohet nga Rripi i Gazës 31 Korrik 2026, 07:4707:47Rajoni dhe Bota Trump tejkalon edhe Monte Kriston 30 Korrik 2026, 22:5522:55Rajoni dhe Bota Europa u kërkon ‘ndihmë’ dhive për të parandaluar zjarret 30 Korrik 2026, 21:3421:34Rajoni dhe Bota Zjarret masive në Europë kthehen në një makth për kompanitë e sigurimeve 30 Korrik 2026, 20:4020:40Rajoni dhe Bota Një aleancë shumëkombëshe për mbrojtjen detare, 14 vende mbështesin propozimin e Arabisë Saudite 30 Korrik 2026, 20:0720:07Rajoni dhe Bota Kaos në enklavën spanjolle, mijëra emigrantë pushtojnë kufirin; autoritetet në Ceuta kërkojnë ushtri nga Madridi! (Video) 30 Korrik 2026, 18:5818:58Rajoni dhe Bota