Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Çështja e Lubi Ballukut u bë edhe e BE-së”, Berisha: Raporti i fundit i KE-së damkosi Ramën dhe regjimin e tij


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se çështja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas raportit të fundit të Komisionit Europian që sipas tijdamkosi qeverinë shqiptare, tashmë ka kapërcyer kufijtë duke u kthyer në një çështje jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të Bashkimit Europian.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se çështja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas raportit të fundit të Komisionit Europian që sipas tijdamkosi qeverinë shqiptare, tashmë ka kapërcyer kufijtë duke u kthyer në një çështje jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të Bashkimit Europian. Gjatë komunikimit të tij të përjavshëm të drejtpërdrejtë me ndjekësit në rrjetet sociale, lideri i opozitës u ndal gjatë tek aktualiteti politik në vend, zhvillimet më të fundit si dhe proceset zgjedhore brenda Partisë Demokratike. “Narkodiktatorit të Tiranës, Ramës, po i del boja në të katra anët e botës. Media, anembanë, e në veçanti muajt e fundit, kanë portretizuar Ramën ashtu siç është, narkodiktator, njeri i tmerrshëm, avokat i tmerrshëm i krimit të tij dhe njerëzve. Një raport tjetër vjen nga KE, mediat e lira e drejtësinë, damkos Edi Ramën dhe regjimin e tij në mënyrën më të fuqishme”, tha Berisha mes të tjerash.

Duke iu referuar çështjes së ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, ai tha se Rama presionoi institucionet dhe drejtësinë për ta mbrojtur, por BE e damkosi regjimin e tij, që tashmë është plagosur. “Mbrojtjen që i bëri ai Lubi Ballukut me emër, sulmeve ndaj drejtësisë nga Edi Rama, presionin ndaj Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera. Lubi Balluku është bërë jo vetëm çështje e Shqiptarëve, por edhe e BE-së. Qëndrimi i tij ndaj mediave damkoset. Të gjitha këto janë dëshmi e plagosjes përfundimtare të Ramës dhe regjimit të tij”, u shpreh Berisha. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb