Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Ceremoni për 120-vjetorin e krijimit të shoqatës “Tomorri”, Presidenti i “Hysenbelliu Group”, z.Irfan Hysenbelliu ndan çmime për mjekët e përzgjedhur


Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” kremtoi 120-vjetorin e themelimit, në një aktivitet të mbajtur në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. I pranishëm në aktivitet, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vlerësoi kontributin e shoqatës “Tomorri” në çështje të rëndësishme kombëtare, duke veçuar si veprimtarë të shquar Fan S. Nolin dhe Mit’hat Frashërin.

Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” kremtoi 120-vjetorin e themelimit, në një aktivitet të mbajtur në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. I pranishëm në aktivitet, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vlerësoi kontributin e shoqatës “Tomorri” në çështje të rëndësishme kombëtare, duke veçuar si veprimtarë të shquar Fan S. Nolin dhe Mit’hat Frashërin. Kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, Engjëll Musai, nderoi dy themeluesit e shoqatës, Nikolla Naçon dhe Jani Vreton, si shembuj të atdhedashurisë dhe sakrificës për kombin. Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, vlerësoi kontributin e rilindësve që punuan për krijimin e shtetit shqiptar, duke theksuar nevojën për çuarjen përpara të këtij misioni, 120 vjet më vonë. Gjatë ceremonisë u akorduan certifikata mirënjohjeje për mjekë nga treva e Tomorrit, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, vlerësoi nismën për nderimin e misionit të shenjtë të mjekut. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, e cilësoi 22 Nëntorin një ditë të shenjtë për gjuhën dhe historinë e popullit tonë, duke shtuar se Zoti e ka dashur Shqipërinë dhe e ka bekuar edhe Malin e Tomorrit. I pranishëm në aktivitet ishte edhe Presidenti i Hysenbelliu Group, z. Irfan Hysenbelliu, i cili akordoi çmime për mjekët e përzgjedhur.

120 vjet pas themelimit, Shoqata “Tomorri” mbetet një simbol i përkushtimit atdhetar, i ruajtjes së vlerave kombëtare dhe i trashëgimisë kulturore shqiptare. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Baba Mondi bajram begaj Ervin Demo irfan hysenbelliu shoqata tomorri