Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara në menaxhimin e këtij korridori strategjik detar.
Komanda e Forcave të Armatosura iraniane u bëri thirrje vendeve të rajonit të mos mbështesin operacionet ushtarake amerikane, duke paralajmëruar se çdo bashkëpunim me Uashingtonin do të shihet si kërcënim ndaj sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të Iranit. “Ne nuk lejojmë dhe nuk do të lejojmë që Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit”, deklaroi Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i selisë qendrore ushtarake iraniane “Khatam al-Anbiya”. Ai paralajmëroi se forcat iraniane do të reagojnë “me ashpërsi” ndaj çdo veprimi që, sipas tij, cenon sigurinë e kësaj rruge ujore strategjike. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

