Ish-deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi nga jashtë ambienteve të SPAK u ndal te bojkoti i avokatëve, ndërsa foli për skenarë se kjo po bëhet për të shkëputur zinxhirin e arrestimeve të grupit të strukturuar kriminal të Ramës. Në një dalje për mediat Kryemadhi tha se në këtë rast po penalizohet Ilir Meta me shtyrjen e procesit. “Çdo kriminal, çdo njeri që do arrestohet, pas 72 orësh do të dalë se s’ka avokatë, s’ka proces. Ky është skenar që mos të arrestohen njerëz të njerëzve të grupit të strukturuar të Sulltanit të madh. Këta të tjerët që na prishnin punë dhe na destabilizonin situatën politike, t’i mbajmë brenda. Unë e ndjeva e fyer. Avokatja ime ishte në sallë. Jemi në fazën e parashtrimeve ku unë shpjegoj. Pretendimet janë absurde. S’mund të penalizosh Ilir Metën për bojkotin e avokatëve, nëse vendimi është i ligjshëm apo jo. I njëjti pretendim u ngrit dhe nga avokatja ime. Kërkova që të shtyhej një javë tjetër seanca, për një arsye timen shëndetësore. Unë u ndjeva kriminalisht e shfrytëzuar, pasi njerzillëku nuk ekziston. E dija se në politikë nuk ekzistonte njerzillëku, por mendoja se disa institucione ku kemi lënë fatin e jetës sonë në duar mund të kishte më njerzillëk. Mbaj mend që më tha një protestues këtu para SPAK një ditë; mos ki frikë nga gjykimi nga kjo godinë këtu, por nga populli. Dhe e vërtetë, do vijë dita që të gjithë do të përgjigjen para popullit. Edhe ne politikanët dhe të gjithë të tjerët.”, tha Kryemadhi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: kryemadhi
