Gazetari dhe analisti Alfred Cako ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së organizimit të protestave duke kritikuar çetën e mikrofonit atë që quan grupi i Sorosit dhe Dritan Goxhajn.
Cako kundërshton idenë e një proteste pa përfaqësi dhe kërkon krijimin e një strukture përfaqësuese gjithëpërfshirëse, të zgjedhur nga grupet pjesëmarrëse.
Cako e quan si të rrezikshme një protestë pa strukturë përfaqësuese, duke paralajmëruar se një situatë e tillë, sipas tij, mund të çojë në kaos dhe anarshi.
Një pjesë e rëndësishme e reagimit të tij i drejtohet Dritan Goxhajt. Çako e akuzon atë për përdorim të një gjuhe kërcënuese dhe e pyet se çfarë do të ndodhte nëse një grupim i tillë do të merrte pushtet.
Cako thekson se nuk ka ambicie personale për të marrë drejtimin e ndonjë grupimi politik. Sipas tij, ai ka propozuar krijimin e një përfaqësie të përbashkët pikërisht për të shmangur përçarjen dhe për të rritur fuqinë organizative të protestuesve. “S'ka të parë, thotë i vetzgjedhuri i pari!
Askush nuk kërkon të parë që mund t'i pritet koka, siç u tha në hartimin e sotëm të përgatitur nga Shqipëria e Re.
Të gjithë jemi të barabartë, tha folësi i çetës së mikrofonit që del me shokët e Shqipërisë së Re të Qorrit 2 herë çdo ditë në media nga tribuna e çetës së mikrofonit.
Nëse jemi të barabartë, plotëso standartin e gjithë të tjerëve: dil 2 herë në muaj, t'i bashkë me çetën e mikrofonit!
Lini një vajzë të vetme në podium që t'i japë fjalën gjithkujt dhe të zbatojë disa standarte për të gjithë, në interes kombëtar. Kujt ja shisni këto hartime?! Jini burim përçarje, jini plaga e protestës, jini djallëzia e madhe e globalistëve.
Qysh kur kuptova këtë, ditën e 5-të, të kam folur personalisht për zgjedhjen e një përfaqësie gjithpërfshirëse të protestës, pa kryetar por nuk më shikoje në sy dhe më thoje, prit, se nuk është koha.
Protestat pa përfaqësi i organizojnë globalistët kur duan anarshi. Kur bien qeveritë me protesta, duan të negociojnë për zgjidhje mes palëve. Kur ju i thoni s'ka palë tek ne për të negociuar, rrugëzgjidhja është revolucioni i globalistëve, anarshia.
Ne nuk e duam këtë të fundit.Këtë e do vetëm Qorri dhe Shqipëria e Re.Ne nuk duam anarshi. Ata të rinj të çetës së mikrofonit nuk e dinë ç’është anarshia.
Brezi jonë e ka provuar.Ne s'duam të shohim në rrugët tona makina ushtarake të blinduara greke, turke, franceze e italiane që ta marrin në kontroll Shqipërinë.
Nuk duam të jemi pa hierarki në ushtri në këto kohë kur edhe Kosova lëngon pa institucione përballë një Serbie që po armatoset fuqishëm për disa arsye.
Ata të çetës së mikrofonit që të aprovonin sot me naivitet aty nuk e dinë që mbi 5,000 nëna u veshën me të zeza nga revanshi i OJF-istëve e bursistëve të Sorosit karieristë socialistë që për pushtet i vunë zjarrin Shqipërisë më '97, para Rilindasve.
Nuk kam e s'do kem asnjë ambicie personale partiake politike. Këtë e dëshmova edhe në takimin e sotëm përbashkues, ku ju thashë se unë nuk do të jem pjesë e asnjë grupi.
Besoj që njerëzit tuaj që erdhën aty për të parë, ja u kanë thënë. Unë s'jam si ti që do të marrësh flamurin pa të zgjedhur askush!
Kam vite në llogoren e opozitës së çdo pushteti dhe karakteri e formimi im, ashtu si më njeh edhe ti, ka të vetmen busull, Shqipërinë.
Si mund t'ja presë kokën qeveria 19 personave pa kryetar, e nuk ta priska ty, miku im Dritan Goxhaj?! Çfarë është kjo logjikë?! Mos na di sharlatanë e me kafkë të parritur bebeje?! Apo ti mos je ndonjë spidermen e nuk të kapin dot "armiqtë"?!
Unë jap ide nga shqetësimet e grupeve që ju i kërcënoni, intimidoni ose doni t'i nënshtroni.
Mjafton intervista e asaj vajzës që ka treguar se çeta e mikrofonit funksionon si një bandë ndërsa ti Dritan flet me gjuhën e plumbave, në raste të përsëritura.
Si mund të flasësh ti me kërcënim plumbash kundër atyre që mbështesin socialistët në pushtet?!
Socialistët kanë elektoratin e tyre dhe protestuesve, ju bie detyrë t'i mundë me zgjedhje, edhe demokratët, dhe të ndërtojmë një shtet tjetër më të mirë ku të qeverisë sovrani.
Unë me socialistët edhe të babait tënd, kam qenë kundërshtar kur ti s'kishe lindur. Por demokracia dhe votat janë ato që vendosin në fund se kush do qeverisë.
Ju, çeta e mikrofonit, këto sjellje gangsterash i bëni pa pasur pushtet!
Po nëse ju merrni pushtet, çfarë i bëni këtij populli?! Ju të mikrofonit jeni klika e protestës, të vetshpallur të parë e pa legjitimitet.
Edhe ameba njëqelizore ka hierarki organizative që të egzistojë. Nuk duhet që aty secili të tregojë mendjen e vet.
Duhet përfaqësi nga të gjitha palët dhe kjo të organizojë e zbatojë taktikat drejtuese më efikase për ta detyruar me shtrëngimin e numrave dhe veprimeve të protestuesve që mazhoranca fallco dhe gjithë parlamenti të dorëhiqen e pranojnë verdiktin e pjesës më të madhe të kryeqytetit.
Jemi të gjitha palët për të njëjtin qëllim, por Shqipëria e Re kërkon të uzurpojë e po e dobëson fuqinë tonë.
Globalistët duan të propogandojnë çetën e mjaftistëve nëpërmjet mikrofonit dhe mediave.
Ata nuk duan përfaqësi me zgjedhje dhe demokraci. Duan imponim me djallëzi.
Ne grupi që u mblodhëm sot luftojmë për bashkim, ju për dominim; ne për çlirimin e mikrofonit e ju për censurë; ne për harmoni, ju çeta e mikrofonit të vetëshpallur të parët aty, për përçarje.
Ju jeni halli i dytë i madh i protestës, pas Ramës kryeministër.
Dritan, nuk e bën dot demagogun me ne, as ata që të frymëzojnë për hartime. Ngjante me shkrimet e Besart Likmetës fjala jote sot. Ti s'di të bësh hartime aq të bukura. Dritan, nuk ke përballë serbë, as armiq që ju flet me gjuhën e plumbave.
Jemi vëllezër dhe grupet duan bashkim, zgjedhje përfaqësie për organizim dhe maksimizim të fuqisë së përbashkët. Jemi për një qëllim. Vere gishtin në kokë dhe jo në këmbëz, vëlla. Lere patetizmin dhe krekosjen”, tha Cako./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

