Ministria e re e sapokrijuar e Administrës Publike kërkon më shumë para për buxhetin e vitit 2027, me argumentin se i duhen më shumë punonjës seç është planifikuar aktualisht. Ministria e Financave ka parashikuar një fond gjithsej prej 595 milionë dhe 125 punonjës për dikasterin e ri, por Pirdeni në Komisionin e Ligjeve tha se ky numër nuk mjafton. “Jemi në një moment jetik për vijimësinë e reformës për Administratës Publike. Për herë të parë kemi një ministri të posaçme dhe krijimi i kësaj ministrie përfaqëson fazën e re të konsolidimit funksional të reformave të ndërmarra. Misioni është menaxhimi i të gjithë portofolit të administratës për të rritur cilësinë dhe aksesin në shërbimet publike. Nga ana tjetër në fokus është edhe lufta kundër korrupsionit, me Drejtorinë e Përgjithshme Antikorrupsion. Kërkesa buxhetore për 2027-n përmbush dy objektiva, të garantojë funksionimin e strukturës së re institucionale dhe të garantojë kushtet për vijimësinë e reformave. 595 mln lekë, që përfshin edhe aparati i ministrisë dhe shkollën e administratës publike nuk mjaftojnë. LEXO EDHE:INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027, drejtoresha Sado: Koha e kalimit të fondeve është vendimtare për realizimin e CENS-it të bujqësisë Ministria e Financave ka gjykuar se mjaftojnë 125 veta staf. Gjykojmë që ky është një numër i pamjaftueshëm dhe propozojmë edhe 27 vende plus, për të arritur në numrin 152 që kemi sugjeruar. Argumenti është i thjeshtë, pasi institucionet janë horizontale dhe nevoja është shumë e madhe në këtë periudhë shumë të rëndësishme për integrimin”, tha Adea Pirdeni, ministre e Administratës Publike. Përfaqësuesi i Ministrisë së Financave, drejtor i analizës së programit buxhetor, Gentian Obre ra dakord me kërkesën e ministres. “Lidhur me kërkesën shtesë për numrin e punonjësve, mbetemi të hapur dhe në parim jemi dakord. Duke qenë se është ministre e re ka pasur ende për t’u rakorduar në lidhje me përgjegjësi dhe fushat e veprimet të saj”, tha ai. Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja gjithashtu e mbështeti kërkesën e Pirdenit duke i bërë thirrje Ministrisë së Financave që të plotësojë kërkesën. Manja tha se Ministria e re ka një rol kyç për mbarëvajtjen e negociatave, dhe për këtë i bëri edhe një herë thirrjes opozitës që të jetë aktive në miratimin e ligjeve të posaçme të integrimit. K.T. K.T. Shqiptarja.com TAG: buxheti 2027 Ministria per Administratën Publike Adea Pirdeni Gentian ULSI MANJA Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.9% Veliajn 22.7% Asnjërin 21.4% Vota total: 556 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
