Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Buxheti përballë ‘flakëve’, në dispozicion 88 mln euro! Tirana, Durrësi e Kukësi me fonde të mëdha, ‘vuajnë’ Vora e Vau Dejës! Malaj: Financimi është 13-fishuar në 7 vjet


Për përballimin e zjarreve dhe emergjencave civile, këtë vit janë në dispozicion rreth 88.2 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe bashkive. Bashkitë me fondet më të larta për të përballuar zjarret janë Tirana, Durrësi, Kukësi dhe Elbasani, ndërsa më pak para kanë Rrogozhina, Vau Dejës e Vora.

Për të parandaluar apo përballuar zjarret nga buxheti i shtetit për këtë vit janë në dispozicion të Emergjencave Civile 5.79 miliardë lekë (62.2 mln euro). Në krahasim me vitin 2025, fondet për emergjencat janë rritur me vetëm 330 milionë lekë, pavarësisht se zjarret e vitit të kaluar dhe përmbytjet gjatë dimrit sprovuan kapacitetet shtetërore të menaxhimit të këtyre emergjencave. Megjithatë, ministri i Financave, Petrit Malaj thekson se financimi është 13-fishuar krahasuar me vitin 2020, ndërkohë që janë shtuar kapacitetet e emergjencave civile për të menaxhuar fatkeqësitë natyrore. “Sot, përballë situatës së zjarreve, Shqipëria ka një buxhet shumë më të madh, kapacitete të shtuara dhe burime të parashikuara për emergjencat, ndërsa edhe bashkitë kanë fondet e tyre të rritura ndjeshëm për ndërhyrje dhe përballimin e situatave në territor”, thotë Malaj. LEXO EDHE:U arrestua pasi shkaktoi zjarrin në Krujë, lihet i lirë 73-vjeçari Më tej ministri sqaron se buxheti i shtetit mund të përballojë edhe nevoja të paparashikuara emergjente, pa u cenuar prioritetet e tjera, në rast se do të jetë e nevojshme. Ndërkohë, përveç buxhetit për emergjencat civile edhe vetë bashkitë kanë fonde të dedikuara për mbrojtje nga zjarret. Për këtë vit fondet e disponueshme për këtë qëllim përmes transfertës buxhetore, janë 2.42 miliardë lekë (26 milionë euro), me rritje prej 145.6 milionë lekë në raport me vitin e kaluar. Pra në total janë rreth 88.2 milionë euro nga pushteti qendror dhe ai vendor për të menaxhuar emergjencat civile Bashkitë me buxhetin më të madh në dispozicion për ‘mbrojtjen nga zjarret’ janë Tirana me 311 milionë lekë, Durrësi 106 milionë lekë, Kukësi me 86 milionë, më pas është Elbasani me 78 milionë lekë apo Shkodra me 76 milionë lekë. Por ka bashki të cilat duhet të shuajnë zjarret me vetëm 21 milionë lekë në dispozicion siç janë Rrogozhina, Vau Dejës, Divjaka dhe Vora. Ndërsa dy bashkitë të cilat po përballen me zjarre të forta në ditët e fundit si Kruaja dhe Patosi kanë në dispozicion për të shuar zjarret përkatësisht 35 milionë dhe 28 milionë, fond i caktuar në buxhetin e tyre vendor. BUXHETI PËR ZJARRET SIPAS BASHKIVETiranë 311,727 mijë lekëDurrës 106,573 mijë lekëKukës 86,190 mijë lekëElbasan 78,199 mijë lekëShkodër 76,091 mijë lekëVlorë 72,945 mijë lekëFier 72,416 mijë lekëKamëz 68,368 mijë lekëLezhë 59,743 mijë lekëBerat 53,893 mijë lekëKorçë 51,329 mijë lekëGjirokastër 49,919 mijë lekëKrujë 35,467 mijë lekëPatos 28,392 mijë lekë BUXHETI PËR EMERGJENCAT CIVILEViti 2025 5.46 mld lekëViti 2026 5.79 mld lekëDiferenca +0.33 mld lekë BUXHETI I PUSHTETIT VENDORViti 2025 2,283,243 mijë lekëViti 2026 2,428,884 mijë lekëDiferenca +145,641 mijë lekë P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Petrit Malaj buxheti i shtetit Zjarrfikësit Emergjencat Civile zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44.4% Jo 48.3% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 2205 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?