Gazetari Fatos Çoçoli ka komentuar çështjet e taksimit të bizneseve dhe formalizimit të ekonomisë në kuadër të Buxhetit të vitit 2027.
Çoçoli u ndal te bizneset e vogla dhe të mesme, duke theksuar se duhet të analizohet nëse masat fiskale prekin vetëm bizneset e vogla apo edhe ato të mesme. Sipas tij, vendosja e një pragu të lartë të xhiros ka krijuar mundësi që disa kompani të ndahen në njësi më të vogla për të shmangur detyrimet tatimore.
Ai e cilësoi këtë praktikë si “evazion të pastër fiskal”, ndërsa solli si shembull edhe Malin e Zi, duke e krahasuar me Shqipërinë sa i përket formalizimit të ekonomisë dhe pragut të TVSH-së. Gazetari foli gjithashtu për peshën e TVSH-së në të ardhurat e shtetit, duke argumentuar se formalizimi i bizneseve mund të ndikojë në rritjen e të ardhurave dhe në krijimin e kushteve për konkurrencë më të drejtë në treg.
“Duhet të shihet a janë të gjitha bizneset e vogla apo ka dhe të mesme. Në momentin kur u vendos pragu, që është ndër më të lartët, të gjitha kompanitë e mesme që ishin me xhiro mbi këtë prag u ndanë në 5 njësi të tjera, evazion i pastër fiskal. Mali i Zi e ka formalitetin 5 për qind. Ne e kemi pasur 35, tani mendohet 32-33 për qind. Ne, me TVSH-në që është hambari i të ardhurave të shtetit, kemi 8.7 për qind, por dyfishin e ka Mali i Zi, sepse pragun e ka 30 mijë euro.
Kur ti kërkosh llogari që buka të mos jetë 100 lekë, por të jetë 86 lekë, do të shohësh që biznesi që nuk të jep atë faturën e mban 100. Supermarketi me faturë e ka çuar 86. Ti, si qytetar, do të shohësh. Qytetari do të shkojë tek më i liri, edhe biznesi që e mban me 100 lekë do të shohë supermarketin. Kjo është një masë që të nisë formalizimin.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetReal Story

