Lajme Zone
Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen nen për nen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen nen për nen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

Projektbuxheti dhe paketa fiskale janë miratuar nen për nen në Komisionin e Ligjeve, ku janë akomoduar edhe kërkesat për fonde shtesë dhe shtim të numrit të punonjësve në disa institucione.

Projektbuxheti dhe paketa fiskale janë miratuar nen për nen në Komisionin e Ligjeve, ku janë akomoduar edhe kërkesat për fonde shtesë dhe shtim të numrit të punonjësve në disa institucione. Për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) është miratuar një fond shtesë prej 459 milionë lekësh, ndërsa për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë (ILD) janë akorduar 125.5 milionë lekë. Edhe Komisioni i Prokurimit Publik do të përfitojë 40 milionë lekë shtesë, ndërsa Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i janë miratuar 34 milionë lekë për magazinat e materialeve zgjedhore. LEXO EDHE:Buxheti 2027/ 76.3 miliardë lekë për Mbrojtjen, modernizimi i Forcave të Armatosura, Nufi: Më shumë kapacitete dhe siguri për vendin Sa i përket Prokurorisë së Përgjithshme, nuk është parashikuar fond shtesë, por është miratuar kërkesa për shtimin e punonjësve. Edhe Ministria e Administratës Publike do të ketë shtim të numrit të punonjësve. Lajmi në perditesim... A.C A.C Shqiptarja.com TAG: paketa fiskale buxheti 2027 Komisioni i ligjeve Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.7% Jo 29.5% Nuk e di 8.8% Vota total: 1893 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?