Pas marrjes së dritës së parë jeshile në seancë plenare, projektbuxheti zbriti edhe në herë në komisionet parlamentare, ku u rihap thesi i kërkesave për para shtesë nga institucionet. Afro 810 milionë lekë ose 1.75 mld lekë është fundi shtesë që Komisioni i Nismave Qytetare propozon tu shtohet institucioneve si Avokati i Popullit, Prokurorisë së Përgjithshme, KLGJ, ILD, KPP, KQZ, autoritetit te Konkurrencës dhe INSTAT. KËRKESA PËR SHTESË BUXHETIAvokati i Popullit +4.5 mln lekëKLGJ +95 punonjës +250 mln lekëILD +125.5 mln lekë KPP +5 punonjës, +40 mln lekëKQZ +34 mln lekëAK +5 pozicione, +10 mln lekëINSTAT + 245.9 mln lekëGati 943 milionë lekë shtesa propozoi edhe komisioni për Drejtat e Njeriut po për Avokatin e Popullit, RTSH-në, si dhe komisionerin për të drejtën e informimit, dhe Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi. KËRKESA PËR SHTESË BUXHETIAvokati i Popullit +20 punonjës, +2 specialistë, +38.6 mln lekëRTSH +750 milionë lekëKomisioneri për të drejtën e informimit +135 mln lekë, +13 punonjësKomisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi +19.3 mln lekë, +15 punonjës“Një pjesë e këtyre kërkesave janë mbuluar, por do ti ri shohim edhe një herë në bazë të limiteve dhe tavaneve buxhetore që kemi”, tha zv.ministri i Financave Endrit Yzeiraj. LEXO EDHE:Buxheti i 2027, Zhupa: Si Ali Baba me 40 hajdutë! Malaj: S’keni dalë nga koncepti i shpellës, Sudja e Xhaferri personazhet në qeverinë Berisha Buxheti u miratua nen për nen vetëm me votat pro të mazhorancës pa ndryshime, në komisionin e Evropës, atë të sigurisë, tek Burimet Natyrore dhe Shëndetësia. Kërkesat e pranuara për shtesë buxheti do të marrin aprovimin më tej në Komisionin e Ekonomisë, dhe miratohen përfundimisht më 26 nëntor në seancë plenare. Projektbuxheti për vitin 2027, është parashikuar në vlerën 976 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat e pritshme për tu mbledhur nga tatimet dhe taksat arrijnë në 907 miliardë lekë. SI.E. A.Hl Shqiptarja.com TAG: komisioni i jashtem Komisioni per Nismat Qytetare buxheti 2027 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
18 Nëntor, 11:04
A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 62.2% Jo 29.3% Nuk e di 8.5% Vota total: 1468 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
