Kryesocialisti Rama mblodhi këtë të shtunë Asamblenë e PS në kuadër të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 2027 për bashkinë e Tiranës. Rama tha se për herë të parë buxheti do të kapërcejë pragun e 10 miliardë eurove, ndërsa parashikohet ulja e TVSH-së në 6% për 54 produkte të shportës.Rama theksoi se rritja ekonomike duhet të përkthehet në përmirësim të drejtpërdrejtë të jetesës së qytetarëve, veçanërisht për familjet, çiftet e reja dhe pensionistët. Ai e cilësoi buxhetin e vitit 2027 historik, duke shtuar se pensionistët kanë një borxh moral që shoqëria dhe shteti duhet t’ua njohin. “Për herë të parë ne kapërcejmë pragun e 10 miliardë eurove në buxhet, falë një ekonomie që rritet në mënyrë të qëndrueshme, gjë që e nënvizojnë të gjitha institucionet, siç e thotë shprehimisht edhe BE-ja, e cila flet me konsiderata të larta për ekonominë e vendit.
Arritjet tona nuk janë medalje për gjoksin e qeverisë. Për një familje që numëron lekët në fund të muajit, rëndësi ka sa e shtrenjtë është shporta në dyqanin e lagjes. Ndaj është një arritje kuptimplote e kësaj përpjekjeje të gjatë fakti që, në buxhetin e vitit 2027, 54 produkte të shportës do të kenë TVSH të ulur në 6 për qind. Kjo është ekonomia që rritet edhe për qytetarin, edhe për atë që nuk e ka të lehtë të përballojë presionin e shtrenjtimit të produkteve të shportës.
Çfarë vlere ka rritja e ekonomisë kur një çift i ri nuk gjen dot rrugë për të pasur një shtëpi të re, një nënë e re mbetet e vetme përballë kostos së rritjes së çmimeve, një pensionist që voton me zemër për PS-në vazhdon të mos shohë sesi kjo rritje ekonomike përkthehet te pensioni i tij?
Buxheti i vitit 2027 është historik, sepse këtyre pyetjeve u jep përgjigje pranuese. Pensionistëve u kemi një borxh që nuk e shlyejmë dot në të gjallën tonë, një borxh moral ndaj një gjenerate që mbajti mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet, duke punuar pafund dhe duke mos marrë pas asgjë. Indeksimi I pensioneve do afrohet në muajin prill.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

