Lajme Zone
Buxheti 2027/ Braçe shpërthen: Nuk ua ka borxh askush abuzimin me paratë publike
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Buxheti 2027/ Braçe shpërthen: Nuk ua ka borxh askush abuzimin me paratë publike

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalimit në Kuvend ditën e sotme ka kërkuar që ministrat e korruptuar të largohen imediatikisht nga qeveria. Braçe u shpreh se në çdo rast që mund të ketë risk të realizimit të buxhetit, ministrat që abuzojnë me paratë e taksapaguesve shqiptar duhet të largohen, pasi asnjë nuk ua ka për borxh të marrë përsipër kostot e abuzimit të tyre. Braçe vuri t

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalimit në Kuvend ditën e sotme ka kërkuar që ministrat e korruptuar të largohen imediatikisht nga qeveria.

Braçe u shpreh se në çdo rast që mund të ketë risk të realizimit të buxhetit, ministrat që abuzojnë me paratë e taksapaguesve shqiptar duhet të largohen, pasi asnjë nuk ua ka për borxh të marrë përsipër kostot e abuzimit të tyre.

Braçe vuri theksin gjatë diskutimit për buxhetin 2027 menaxhimin e fondeve publike dhe shmangien e çdo rasti të keqpërdorimit të parave të administratës shqiptare.

Fjalimi i Braçes në Parlament: "Nuk ua ka borxh kërkush, padijen dhe paaftësinë për të përdorur paranë publike me efektivitet, abuzimin me të jo e jo, kështu që i mbetem të njëjtës kërkesë, që kush rrezikon realizimin e buxhetit dhe sjell risk serioz për të, nuk ka pse rri më qeveri.

Ajo që unë nuk pranoj është që qeveria të rrezikojë buxhetin.

Më qartë, mosrealizimi i buxhetit, mosrealizimi i të ardhurave apo shpenzimeve, në variantin që ka disa vite që po ndodh.

Vjet këtu thashë që ministrat që nuk realizojnë shpenzimet e planifikuara në buxhetin e shtetit, duhet të ikin nga qeveria.", tha Braçe./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.