Në këto kushte, debati për buxhetin e vitit 2027 nuk lidhet thjesht me faktin se shteti do të menaxhojë më shumë se 10 miliardë euro, por me mënyrën se si këto para do të ndikojnë në jetën e qytetarëve. Rritja e buxhetit nuk do të thotë automatikisht ulje e çmimeve, rritje e fuqisë blerëse apo përmirësim i standardit të jetesës. Edi Rama Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar historik projektbuxhetin e vitit 2027, i cili për herë të parë kalon vlerën e 10 miliardë eurove.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e sotme, kreu i qeverisë deklaroi se rritja e të ardhurave dhe zhvillimi ekonomik do të krijojnë mundësi për uljen e kostos së jetesës, lehtësimin e barrës fiskale për shtresën e mesme dhe rritjen e mbështetjes për pensionistët dhe familjet në nevojë.
Sipas Ramës, rëndësia e këtij buxheti nuk qëndron vetëm te vlera rekord, por edhe te mundësia për të rishpërndarë më shumë të ardhura në funksion të qytetarëve. Ai iu referua gjithashtu raportit të progresit të Bashkimit Europian, duke theksuar se vlerësimet e tij mbështesin vijimin e reformave të qeverisë. Po ashtu, kryeministri komentoi edhe situatën politike, duke ironizuar opozitën për vështirësitë që, sipas tij, po përjeton në organizimin dhe pjesëmarrjen në protesta. “Buxheti është historik për Shqipërinë, pasi për herë të parë buxheti prek 10 miliardë euro. Por, ky buxhet është i rëndësishëm jo vetëm për këtë fakt. Është i rëndësishëm edhe për faktin se shumica qeverisëse, falë krijimit të mundësive të reja të ekonomisë, me këtë buxhet ul atë që është fjala kyçe në Shqipëri: koston e jetesës. Lehtëson barrën fiskale për shtresën e mesme dhe vazhdon të rrisë mbështetjen për pensionistët dhe për ata që janë në nevojë”, tha Rama. Por, pavarësisht shifrës rekord të prezantuar nga qeveria, ekspertët e ekonomisë ngrenë pikëpyetje nëse kjo rritje buxhetore do të përkthehet realisht në më shumë mirëqenie dhe në ulje të kostos së jetesës për shqiptarët.
Një nga çështjet kryesore lidhet me mënyrën se si llogaritet vlera prej 10 miliardë eurosh. Forcimi i lekut ndaj euros ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në vlerën e buxhetit kur konvertohet në monedhën europiane. Për këtë arsye,shifra rekord duhet analizuar edhe në raport me kursin e këmbimit dhe jo të interpretohet automatikisht si rritje e barabartë e kapacitetit ekonomik të shtetit.
Një tjetër pikëpyetje lidhet me faktin se sa nga të ardhurat e parashikuara do të mbështeten në rritjen reale të ekonomisë dhe sa në faktorë të tjerë, përfshirë inflacionin dhe ndryshimet fiskale. Kjo është arsyeja pse ekspertët kërkojnë që shifrat e buxhetit të analizohen jo vetëm në vlerë nominale, por edhe në raport me fuqinë blerëse, borxhin publik dhe ndikimin konkret në ekonominë e familjeve.
Rezerva janë ngritur edhe për mënyrën se si shpërndahen fondet. Ekspertët kanë vënë në dukje se, ndonëse projektbuxheti parashikon më shumë mbështetje sociale, nuk shfaqet ende një ndryshim i mjaftueshëm në strukturën e ekonomisë, veçanërisht në sektorë si bujqësia dhe prodhimi vendas. Varësia e lartë nga importet konsiderohet një nga faktorët që ndikon në çmimet e produkteve ushqimore dhe në kostot që përballojnë konsumatorët.
Në anën tjetër, projektbuxheti parashikon rreth 35 miliardë lekë për pensionistët, ndërsa qeveria ka prezantuar edhe masa për rritjen e mbështetjes sociale. Megjithatë, pavarësisht karakterit më social të buxhetit, të ardhurat që përfitojnë shumë qytetarë dhe pensionistë mbeten të pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet e jetesës.
Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se për vitin 2027 parashikohen 907.9 miliardë lekë të ardhura dhe 976.1 miliardë lekë shpenzime buxhetore. Deficiti i parashikuar është rreth 68 miliardë lekë. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë e vlerëson kuadrin makroekonomik të projektbuxhetit përgjithësisht të besueshëm, por paralajmëron se ekzistojnë rreziqe që mund të ndikojnë në realizimin e parashikimeve dhe se nevojiten masa korrigjuese nëse të ardhurat apo shpenzimet devijojnë nga objektivat.
Në këto kushte, debati për buxhetin e vitit 2027 nuk lidhet thjesht me faktin se shteti do të menaxhojë më shumë se 10 miliardë euro, por me mënyrën se si këto para do të ndikojnë në jetën e qytetarëve. Rritja e buxhetit nuk do të thotë automatikisht ulje e çmimeve, rritje e fuqisë blerëse apo përmirësim i standardit të jetesës.
Për qytetarët, testi i vërtetë i buxhetit do të jetë nëse pagat dhe pensionet do të përballojnë më mirë shpenzimet mujore, nëse do të ulen kostot e produkteve bazë dhe nëse investimet publike do të krijojnë më shumë mundësi punësimi dhe prodhimi. Deri atëherë, premtimi i kryeministrit për uljen e kostos së jetesës mbetet një objektiv që duhet të provohet me rezultate konkrete në ekonominë e familjeve shqiptare./ Pamfleti buxheti 10 miliardë për 2027 kostoja e jetesës edi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “2.16 miliardë euro dëm ekonomik”/ Zhupa përplaset me mazhorancën për buxhetin: Kuvendi hesht për protestat e qytetarëve 18 Nëntor 2026, 11:0511:05Politike Rama tallet me Berishën në Kuvend: Jeni aq të parëndësishëm sa nuk ju pranojnë as në protesta 18 Nëntor 2026, 10:5810:58Politike Rama përplasje ballë për ballë me Berishën në Kuvend: Sali po të bien pantallonat, ik tani (Video) 18 Nëntor 2026, 10:4710:47Politike Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e PD-së braktisin sallën 18 Nëntor 2026, 10:4910:49Politike Debate në Kuvend për projektligjin e strehimit, Balla i përgjigjet Tabakut: Nuk kemi kohë të humbim me ju 18 Nëntor 2026, 10:4110:41Politike Projektligji për strehimin, Tabaku sulmon mazhorancën në Kuvend: Keni bërë tenderë, por nuk keni shpërndarë banesa 18 Nëntor 2026, 10:3410:34Politike

