Lajme Zone
Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO)
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO)

TIRANË- Në 2017-ën, Hysni Patushi, u arrestua për herë të parë për dhunë në familje. Ai kishte ngritur dorë ndaj bashkëshortes së tij, Lumturie Patushi. 9 vite më pas, dhuna rikthehet duke përfunduar në tragjedi. Këtë mëngjes ata ishin në banesën e vajzës së tyre në rrugën Panorama pranë SPAK-ut në Tiranë. Gruaja, kujdesej për dy nipërit e mitur. Një debat ka nisur mes tyre, dhe një moment, në sy

TIRANË- Në 2017-ën, Hysni Patushi, u arrestua për herë të parë për dhunë në familje. Ai kishte ngritur dorë ndaj bashkëshortes së tij, Lumturie Patushi. 9 vite më pas, dhuna rikthehet duke përfunduar në tragjedi. Këtë mëngjes ata ishin në banesën e vajzës së tyre në rrugën Panorama pranë SPAK-ut në Tiranë. Gruaja, kujdesej për dy nipërit e mitur. Një debat ka nisur mes tyre, dhe një moment, në sy të nipërve të vegjël, Hysni Patushi 68-vjeçar goditi me thikë në gjoks gruan 58 vjeç. Lumturie Patushi ndërroi jetë në spital. LEXO edhe...Vdekja e bashkëshortes së Alban Hoxhës/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për dy mjekët! Dënimi për mjekim të pakujdesshëm Burri dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur, ndërsa pas krimi u largua. Policia e arrestoi në zonën e Kamzës. Policia gjeti pranë pallatit ku ndodhi vrasja, edhe thikën që 68-vjecari e kishte hedhur në tokë. Ndërsa është marrë në pyetje nga grupi hetimor, 68-vjeçari ka deklaruar se kishin konflikte herë pas here, pasi sipas tij, gruaja Lumturie Patushi qëndronte te shtëpia e vajzës dhe jo në banesën e tyre në “Don Bosko”. Ai u tha hetuesve se i kërkonte gruas të shkonte në shtëpinë e tyre, por ajo nuk pranonte. Paraditen e sotme, ai e ka marrë në telefon dhe, sipas tij, gruaja i ka thënë se ndodhej te TEG-u. 68-vjeçari ka shkuar dhe e ka gjetur në shtëpinë e vajzës dhe sipas tij, ajo e kishte gënjyer. “Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, citohet të ketë dëshmuar ai në polici. Çifti banonin në një tjetër pallat në zonën e Don Boskos, por vinin shpesh në shtëpinë e vajzës së tyre për ta ndihmuar me fëmijët e vegjël. Në momentin e krimit dhëndri i shtëpisë ishte pranë në lagje, dhe u shoqërua për tu marrë në pyetje. Edhe të vegjlit 10 dhe 14 vjeç, në prani të psikologut pritet të pyeten për të treguar se çfarë mund të ketë ndodhur mes gjyshërve para vrasjes. lajm ne perditesim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 15:59 Vrau me thikë bashkëshorten, zbardhet dëshmia e autorit: Kishim konflikte! Qëndronte te shtëpia e vajzës, i kërkoja të vinte në banesën tonë 68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe ka deklaruar se kishin konflikte herë pas here, pasi sipas tij, gruaja Lumturie Patushi qëndronte te shtëpia e vajzës dhe jo në banesën e tyre në “Don Bosko”.Ai u tha hetuesve se i kërkonte gruas të shkonte në shtëpinë e tyre, por ajo nuk pranonte. Paraditen e sotme, ai e ka marrë në telefon dhe, sipas tij, gruaja i ka thënë se ndodhej te TEG-u.68-vjeçari ka shkuar dhe e ka gjetur në shtëpinë e vajzës dhe sipas tij, ajo e kishte gënjyer.“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, citohet të ketë dëshmuar ai në polici. Share Ora 15:24 U vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë, Report Tv siguron foton e viktimës 58-vjeçare Foto: Lumturie PatushiReport Tv ka siguruar foton e Lumturie Patushit, që u vra me thikë nga bashkëshorti i saj.58-vjeçarja ishte duke u kujdesur për dy nipërit e mitur, kur goditi me thikë në gjoks nga Hysni Patushi. Share Ora 13:05 Vrau me thikë bashkëshorten në Tiranë, Report Tv siguron foton e autorit Report Tv ka siguruar foton e Hysni Patushit, 59-vjeçarin që vrau me thikë bashkëshorten e tij në banesë. Lumturie Patushi po kujdesej për dy nipërit e saj të mitur, në banesën e vajzës, kur bashkëshorti e qëlloi me thikë në gjoks. Share SI.E./Xh.K/ReportTv.al Lumturie Patushi Hysni Patushi Tirane krim ne familje Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.2% Të gabuar 89.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 4351 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?