Lajme Zone
Burrat bëhen zinxhir për të shpëtuar macen por ajo ia del vetë
TeknologjiJOQ Albania

Burrat bëhen zinxhir për të shpëtuar macen por ajo ia del vetë

Një përpjekje mbresëlënëse për shpëtimin e një maceje është filmuar nga kamerat, ku disa qytetarë krijuan një zinxhir njerëzor duke zbritur nga dritarja e një ndërtese për të shpëtuar kafshën që kishte mbetur e bllokuar mbi një tendë.

Qytetarët u mobilizuan menjëherë dhe, duke formuar një varg me njëri-tjetrin nga dritarja e ndërtesës drejt poshtë, u përpoqën të arrinin macen që dyshohej se kishte mbetur e bllokuar në tendë.

Ndërsa operacioni i shpëtimit vazhdonte dhe të gjithë prisnin me ankth ajo që ndodhi ishte ndryshe pasi macja papritur arriti të ngjitej vetë me forcat e saj deri në katin e tretë të ndërtesës.

Qytetarët që po ndiqnin momentin mbetën të habitur nga ajo që ndodhi. Pamjet e kësaj ngjarjeje u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe morën vëmendje të madhe.