Lajme Zone
Burnham pret Zelensky-n në Londër, takimi i parë ndërkombëtar pas zgjedhjes kryeministër i Britanisë së Madhe
BotëReport TV

Burnham pret Zelensky-n në Londër, takimi i parë ndërkombëtar pas zgjedhjes kryeministër i Britanisë së Madhe

Takimi zhvillohet një ditë para vizitës së Zelenskyt në Uashington, ku ai pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të pritet të hënën në Mbretërinë e Bashkuar nga kryeministri i ri britanik, Andy Burnham, në vizitën e parë të një lideri të huaj që prej marrjes së detyrës nga shefi i ri i qeverisë britanike. Takimi zhvillohet një ditë para vizitës së Zelenskyt në Uashington, ku ai pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump. LEXO edhe...Sulmi në një klub nate në Londër, Chris Brown pranon fajësinë, shishe qelqi në kokë dhe shqelma producentit Sipas Downing Street, Burnham do të konffirmojë “mbështetjen e palëkundur” të Britanisë për Ukrainën dhe do të zotohen për të vazhduar “lidhjen e pathyeshme” mes dy vendeve. “Britania qëndron me Ukrainën, krah për krah, dhe mbështetja jonë mbetet e palëkundur. Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë tonë dhe ne nuk do të tërhiqemi derisa të arrijmë një paqe të drejtë dhe afatgjatë për Ukrainën”, tha Burnham. Dy liderët do të vizitojnë një bazë detare britanike dhe do të takohen me pjesëtarë të forcave të armatosura britanike dhe ukrainase, të angazhuar në stërvitjen detare dhe kundër-minave “Sea Breeze”, ku gjatë tre javëve të fundit kanë marrë pjesë rreth 200 ushtarakë dhe marinarë ukrainas. Gjatë vizitës, Londra do të njoftojë edhe ndarjen me Kievin të pronës intelektuale të sistemit elektronik “Stone Cloak”, një pajisje që vendoset në dronë dhe mund të pengojë sistemet ruse të mbrojtjes ajrore të zbulojnë dhe godasin objektivat në fluturim. Sipas qeverisë britanike, mijëra pajisje të tilla i janë dorëzuar tashmë Ukrainës, ndërsa ndarja e teknologjisë do t'i mundësojë Kievit t'i prodhojë ato në masë. Londra shton se “Stone Cloak” do të integrohet edhe në gjeneratën e ardhshme të kapaciteteve britanike për goditje në distancë. Në një intervistë për Sky News, Zelensky tha se synon të hapë “një faqe të re” në bashkëpunimin me Britaninë, duke nënshkruar një marrëveshje për dronët dhe duke ndërtuar një fabrikë dronësh në territorin britanik. “Jemi gati të ndajmë gjithë përvojën tonë me Britaninë dhe shpresoj që edhe Britania të bëjë të njëjtën gjë. Duhet ta bëjmë shumë të fortë këtë marrëveshje për dronët”, tha ai. Presidenti ukrainas pranoi gjithashtu se vendi i tij nuk ka mjaftueshëm raketa për t'u mbrojtur nga raketat balistike ruse. “Rusia mund ta rrisë prodhimin e raketave balistike dhe për këtë arsye ne kemi nevojë për mbrojtje ajrore sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Zelensky. Sipas Downing Street, Mbretëria e Bashkuar ka ofruar 25 miliardë paund mbështetje për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, përfshirë 16 miliardë paund ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake. Pas vizitës në Londër, Zelensky do të udhëtojë në Uashington, ku të martën pritet të zhvillojë bisedime me presidentin Donald Trump. Ai pritet gjithashtu të marrë pjesë në ceremoninë mortore të senatorit amerikan Lindsey Graham, një mbështetës i Ukrainës që ndërroi jetë më herët gjatë këtij muaji. U.D/ReportTv.al Volodymyr Zelensky Andrew Burnham Londër ukraine Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.1% Jo 29.9% Nuk e di 6.9% Vota total: 5430 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?