LUSHNJË – Mësuesi 60-vjeçar, Madrid Sula, nga fshati Thanasaj i Lushnjës, është lënë në burg nga Gjykata e Fierit, ndërsa akuzohet se i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje erotike një nxënëseje.
Sula u arrestua pas denoncimit të prindërve të një nxënëseje 13-vjeçare, të cilët i janë drejtuar policisë pas mesazheve me përmbajtje erotike që, sipas denoncimit, mësuesi i kishte dërguar vajzës.
Sipas të dhënave të hetimit, 13-vjeçarja u ka treguar fillimisht prindërve për mesazhet, ndërsa këta të fundit ia kanë vënë ato në dispozicion policisë. Pas verifikimeve, policia ka proceduar me arrestimin e mësuesit. Seanca do të drejtohet nga gjyqtari Noel Veizi, i cili do të vlerësojë ligjshmërinë e arrestimit dhe do të vendosë për masën e sigurisë. Hetimet për rastin vijojnë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet LushnjeMadrid Sula
