Lajme Zone
Bulqizë/ U raportua se u sulmua nga ariu, në trupin e 53-vjeçarit u konstatua plagë nga arma e zjarrit
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Bulqizë/ U raportua se u sulmua nga ariu, në trupin e 53-vjeçarit u konstatua plagë nga arma e zjarrit

Një 53-vjeçar nga Bulqiza, i identifikuar si Urim Fiku, dyshohet se është vrarë me armë zjarri, pasi në trupin e tij është konstatuar një plagë në pjesën e gjoksit. Zbulimi është bërë gjatë ekspertizës mjeko-ligjore, duke ndryshuar pistën fillestare të hetimit për vdekjen e tij. Fiku u gjet i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës. Në fazën e parë të hetimeve, dyshimet ishin se 53-vjeçari mund

Një 53-vjeçar nga Bulqiza, i identifikuar si Urim Fiku, dyshohet se është vrarë me armë zjarri, pasi në trupin e tij është konstatuar një plagë në pjesën e gjoksit. Zbulimi është bërë gjatë ekspertizës mjeko-ligjore, duke ndryshuar pistën fillestare të hetimit për vdekjen e tij. Fiku u gjet i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës. Në fazën e parë të hetimeve, dyshimet ishin se 53-vjeçari mund të ishte sulmuar nga kafshë të egra.

Megjithatë, pas transportimit të trupit në Tiranë për ekzaminim mjeko-ligjor, specialistët dyshohet se kanë konstatuar një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, si dhe një predhë plumbi në gjoksin e viktimës.

Ky konstatim ka ngritur dyshime për një vrasje të mundshme, ndërsa hetimet tashmë janë përqendruar në zbardhjen e rrethanave në të cilat ka humbur jetën 53-vjeçari.

Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes dhe për të identifikuar personat që mund të kenë përgjegjësi, nëse konfirmohet pista kriminale. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm