Lajme Zone
Bulevardi kthehet në fushëbetejë, dy policë përfshihet në flakë pas hedhjes së molotovit. Disa të tjerë mbeten të lënduar prej gurëve
PolitikëTop Channel

Bulevardi kthehet në fushëbetejë, dy policë përfshihet në flakë pas hedhjes së molotovit. Disa të tjerë mbeten të lënduar prej gurëve

Protesta e sotme është kthyer në një luftë të vërtetë mes policisë dhe protestuesve.

Protesta e sotme është kthyer në një luftë të vërtetë mes policisë dhe protestuesve. Në një moment kur situata i ka dalë thuajse jashtë kontrollit, policia po tenton të përparojë, por duket se e ka shumë të vështirë dhe po has vështirësi të mëdha.

Teksa avanconte, protestuesit i kanë hedhur molotovë mes policëve dhe dy efektivë të Shqiponjave në një moment u përfshinë nga flakët.

Në një moment tjetër, dy efektivë të tjerë u panë duke çaluar për shkak të goditjeve me gurë nga protestuesit. Një tjetër polic shihet i gjakosur. Në këtë sulm të protestuesve, kanë mbetur disa policë të plagosur. Top Channel