Lajme Zone
BSH bleu 95.5 mln euro në tregun valutor në tremujorin e parë, gati 3 herë më shumë se në 2025-ën, por rënia e monedhës evropiane nuk ndalet
PolitikëShqiptarja

BSH bleu 95.5 mln euro në tregun valutor në tremujorin e parë, gati 3 herë më shumë se në 2025-ën, por rënia e monedhës evropiane nuk ndalet

Banka e Shqipërisë ka blerë 95.5 milionë euro në vetëm tremujorin e parë të vitit, me qëllim stabilizimin e monedhës evropiane dhe rritjen e rezervës valutore. Shifra e blerjeve është gati 3 herë më e lartë në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Por, pavarësisht ndërhyrjeve, euro nuk e ka ndalur

Leku po fiton gjithnjë e më shumë terren përballë euros, gjë që po shton ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor. Në vetëm tremujorin e parë Banka e Shqipërisë ka blerë nga tregu valutore, gati 3 herë më shumë valutë se vjet. Në 4 ankande të zhvilluara nga janari deri në mars u blenë 95.5 milionë euro, me qëllim rritjen e rezervës valutore dhe për të garantuar stabilitetin financiar, në kushtet kur forcimi i lekut nuk ka të ndalur. Në raport me tremujorin e parë të 2025-ës apo edhe të 2024-ës, këtë vit janë blerë rreth 60 milionë euro më shumë. Vjet në janar-mars Banka e Shqipërisë bleu 33.2 milionë euro. LEXO EDHE:Rënia e euros, deputetja Tabaku: Zhvlerësimi i monedhës vjen nga pastrimi i parave, shqiptarët po varfërohen BLERJET VALUTORE Janar-Mars 2024 32.6 mln euroJanar-Mars 2025 33.2 mln euroJanar-Mars 2025 95.5 mln euroDeri në fund të 2026-ës, do të zhvillohen 26 ankande për blerje valute, dhe synimi i Bankës së Shqipërisë është që këtë vit të blihet përmes ankandeve 330-450 milionë euro për rezervën valutore, ndërsa objektivi i vitit të kaluar ishte 270-350 mln euro. Pavarësisht objektivit të caktuar, për shkak të zhvlerësimit të fortë të monedhës evropiane, banka bleu në 2025-ën mbi 1 miliardë euro nga tregu valutor, prej të cilave 729.1 milionë euro ishin për të stabilizuar kursin e këmbimit, dhe 297.90 mln euro për rezervën valutore. Si rezultat i shtimit të ndërhyrjeve në treg, rezerva valutore arriti shifrën rekord prej 7 miliardë e 669 milionë euro në fund të majit 2026, nga 6 miliardë e 780 milionë euro në maj të vitit të kaluar. Pra brenda një viti është shtuar me 889 milionë euro. REZERVA VALUTOREMaj 2025 6,780 mln euroDhjetor 2025 7,309 mln euroMaj 2026 7,669 mln euroPavarësisht ndërhyrjeve gjasat janë që zhvlerësimi i euros të mos ndalet, pasi me kulmin e sezonit turistik, pritet që presionet mbi kursin të vijojnë, duke mbajtur euron në nivele të ulëta historike edhe në muajt në vijim. Forcimi i vazhdueshëm i lekut është kthyer në një nga temat më të debatuara ekonomike, në ditët e fundit, marrë shkas nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili rënien e euros e konsideron si ‘sukses ekonomik’ duke e lidhur me flukset valutore që vijnë në vend nga turistët, investimet e huaja apo remitancat. SI.E./Shqiptarja.com TAG: euro banka e Shqiperise Komento Komente Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 66.1% I gabuar 25.4% Nuk e di 8.5% Vota total: 1009 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?