Presidentja e Komisionit Europian vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE gjatë Forumit të Zgjerimit në Bruksel, ku ishte i pranishëm edhe Edi Rama. Por, pavarësisht deklaratave pozitive, ajo nuk dha asnjë afat konkret për integrimin, duke theksuar se përparimi në reforma duhet të shoqërohet me rezultate konkrete dhe hapa të mëtejshëm drejt anëtarësimit. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka folur për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian gjatë Forumit të II-të të Zgjerimit, që po zhvillohet në Bruksel, duke përmendur edhe Shqipërinë mes vendeve që po bëjnë përparim në rrugën drejt anëtarësimit.
Në aktivitetin me temë “Europë më e gjerë – Europë më e fortë”, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Von der Leyen vlerësoi ecurinë e negociatave me Tiranën, por pa dhënë ndonjë afat konkret për anëtarësimin e Shqipërisë në Union.
“Talentet e reja të Ballkanit Perëndimor do të sjellin vlera në tregun e përbashkët europian. Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit. Në vendet e BP-së, vendet po bëjnë hapa të mëdhenj. Ky është një moment i rëndësishëm. Ne duhet ta kapim këtë mundësi. Të shfaqim të njëjtën ambicie si liderët e 30 viteve më parë, që ta kthejmë në sukses”, deklaroi Von der Leyen.
Megjithatë, në fjalën e saj, kreu i Komisionit Europian u përqendrua më shumë te rëndësia strategjike e zgjerimit dhe nevoja që vetë BE-ja të përgatitet për pranimin e anëtarëve të rinj, sesa te një kalendar konkret për vendet kandidate.
Për të argumentuar përfitimet e zgjerimit, Von der Leyen solli në vëmendje procesin e vitit 2004, kur në Bashkimin Europian u anëtarësuan disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore. Sipas saj, ky proces solli ndryshime të mëdha ekonomike dhe transformoi jetën e miliona qytetarëve.
Ajo përmendi si shembull Poloninë dhe Bjellorusinë, duke theksuar se, ndërsa rreth 30 vite më parë kishin nivele të krahasueshme ekonomike, sot Prodhimi i Brendshëm Bruto i Polonisë është tri herë më i madh se ai i Bjellorusisë.
“30 vite më parë debatohej për zgjerimin më të madh ndonjëherë të BE-së. Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore nisën të gjenin rrugën e tyre për në ‘shtëpi’. Zgjerimi transformoi jetën e miliona njerëzve duke nisur që nga viti 2004. Zgjerimi solli transformim të jashtëzakonshëm ekonomik. Polonia dhe Bjellorusia ishin të dyja njësoj. Sot GDP-ja e Polonisë është 3 herë më e madhe sesa e Bjellorusisë.
Zgjerimi prodhon më shumë prosperitet. Shtimi i anëtarëve të rinj na bën më të fortë. Nëse vendet e Europës Qendrore dhe Lindore do të kishin mbetur jashtë, a do t’i kishim bërë dot ballë sot Rusisë? Ato sot forcojnë kufirin tonë lindor, sepse është një kufi i BE-së. Shtetet që përgatiten për t’u futur në BE kanë shumë për të na ofruar”, u shpreh ajo. We have a chance to bring Europe's people together. To build a Union where more Europeans can live in freedom. Where children can grow up in peace and prosperity. And where we can decide our own future.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 16, 2026 Një pjesë e rëndësishme e mesazhit të Von der Leyen ishte edhe përgjegjësia e vetë Bashkimit Europian në procesin e zgjerimit. Sipas saj, nuk mjafton që vendet kandidate të realizojnë reformat e kërkuara, por edhe institucionet europiane duhet të përshtatin mekanizmat e tyre të vendimmarrjes për të funksionuar me më shumë anëtarë.
Presidentja e Komisionit Europian theksoi gjithashtu se përparimi në reforma duhet të shoqërohet me përparim konkret në procesin e integrimit dhe me mundësi më të mëdha për përfshirjen e vendeve kandidate në tregun e përbashkët.
“Duhet të përgatitin edhe Unionin. Fillon me vendimmarrjen e BE-së. Traktatet tona po bëjnë që tani punë për afrimin. Shtetet duhet të dinë që progresi në reforma sjell progres në anëtarësim dhe në tregjet e përbashkëta për të dyja palët. Bashkë mund të hedhim hapin e radhës në bashkimin e familjes sonë europiane”, shtoi Von der Leyen.
Deklaratat e saj për Shqipërinë përbëjnë një vlerësim politik të ecurisë së vendit, por nuk nënkuptojnë një konfirmim të datës së anëtarësimit.
Për Tiranën, sfida mbetet përmbushja e reformave dhe plotësimi i kushteve të vendosura nga BE-ja, ndërsa vendimi përfundimtar do të varet edhe nga qëndrimi i vendeve anëtare dhe gatishmëria e vetë Unionit për zgjerim.brukseli nuk jep afate për shqipërinë reformat duhet të sjellin rezultate konkrete 2 Komente T Tony 16 Nëntor 2026, 11:43 Mos kerkon vila te tjera nga Rama!? Përgjigjjuni F Futja kot 16 Nëntor 2026, 13:38 Po Rama tha ne Asamblene e PS, se eshte rekomanduar hartimi i Traktatit te Anetaresimit ne BE brenda 2027...., ku e para eshte Shqiperia!!!! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Forumi për zgjerimin e BE, Kos: Ka armiq që duan të pengojnë integrimin e kandidatëve, nuk do i lejojmë! 16 Nëntor 2026, 10:5710:57Politike Kënga serbe në Forumin e Zgjerimit të BE, Marjana Koçeku: E papranueshme, Evropa duhet të kërkojë falje ndaj Kosovës! 16 Nëntor 2026, 10:5610:56Politike Nga përplasja me Veliajn te protestat, media austriake: Rama gjithnjë e më nervoz, situata po i del nga kontrolli 16 Nëntor 2026, 10:0410:04Politike Pse NATO nuk e do samitin në Tiranë në 2027? Media amerikane nxjerr në dritë prapaskenat 16 Nëntor 2026, 08:4008:40Politike Loja bizarre e Veliajt me PS-në: As u bë pjesë e saj, as partia nuk e pranoi 15 Nëntor 2026, 13:4813:48Politike Majko paralajmëron Ramën në Asamble: Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbasim, shiko ç'mund të bëjë SPAK deri në maj 15 Nëntor 2026, 13:3913:39Politike

