Kandidati republikan për guvernator të New York-ut, Bruce Blakeman, u shfaq optimist për rezultatin e garës elektorale, duke sfiduar parashikimet e sondazheve dhe duke shprehur bindjen se mund të fitojë përballë demokrates Kathy Hochul, guvernatores aktuale të shtetit. Gjatë një takimi me mbështetësit e tij, Blakeman deklaroi se gara mbetet e hapur dhe se rezultati mund të jetë ndryshe nga ai që parashikojnë sondazhet. View this post on Instagram A post shared by Balkanweb (@balkanweb_official) “Ne do ta fitojmë New York-un dhe do të shpëtojmë Amerikën!”, u shpreh ai përpara simpatizantëve, duke përcjellë mesazhin e tij të fushatës dhe besimin te mundësia e fitores. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Bruce Blakeman

