Lajme Zone
Broja drejt largimit nga Anglia, PAOK-u hidhet në sulm, por Burnley kërkon më shumë
SportTop Channel

Broja drejt largimit nga Anglia, PAOK-u hidhet në sulm, por Burnley kërkon më shumë

Armando Broja mund të jetë shumë pranë një aventure të re jashtë Anglisë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr interesin e PAOK-ut në Greqi dhe Al Jazira-s në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas Sky Sports.

Armando Broja mund të jetë shumë pranë një aventure të re jashtë Anglisë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr interesin e PAOK-ut në Greqi dhe Al Jazira-s në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas Sky Sports. PAOK-u po kërkon ta marrë 25-vjeçarin në formën e një huazimi, ndërsa Burnley nuk duket i gatshëm ta lëshojë thjesht përkohësisht. Sipas raportimit, klubi anglez preferon një transferim përfundimtar, ose një huazim që përfshin një detyrim blerjeje nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në marrëveshje.

Koha është faktori që mund ta përshpejtojë situatën. Afati i merkatos në Greqi mbyllet sonte, ndaj PAOK-u duhet të lëvizë shpejt nëse dëshiron ta finalizojë marrëveshjen me Burnley-n. Ndërkohë, Al Jazira ka më shumë kohë, pasi merkatoja në Emiratet e Bashkuara Arabe qëndron e hapur deri më 28 shtator.

Broja është aktualisht pjesë e Burnley-t dhe këtë sezon ka pasur minuta në Championship. Në ndeshjen e fundit ndaj Swansea-s, shqiptari hyri në pjesën e dytë dhe pati edhe një mundësi me kokë, ndërsa më herët ndaj Bristol City-t ishte aktivizuar për 45 minuta. Tashmë mbetet për t’u parë nëse PAOK-u do të arrijë të bindë Burnley-n për formulën e huazimit, apo nëse klubi anglez do të insistojë te një marrëveshje që garanton shitjen e Brojës. Top Channel