Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Brez i ri, revolucionar”/ Protestuesja: Kërkojnë të drejta si në Europë, do të sjellin ndryshimin. Do e shembin diktaturën


Një nga protestueset në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tha se brezi i ri është revolucionar dhe se nuk ka frikë që të kërkoj të drejtat e veta.

Një nga protestueset në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tha se brezi i ri është revolucionar dhe se nuk ka frikë që të kërkoj të drejtat e veta. Protestuesja theksoi se brezi i ri nuk ka më frikë të kërkojë të drejtat e veta. Ajo shtoi se ka besim se ky brez do e sjellë ndryshimin, që duan të gjithë shqiptarët. Protestuesja: Është një brez që kërkon të drejtat e veta. Duan të jenë si gjithë të tjerët në Europë dhe në botë. Janë ndryshe nga ne, që e kemi ulur kokën, duke thënë se “dua të rris fëmijët”, kemi duruar edhe shtypjen. Kryeministri Rama e bëri dialogun me studentët në vitin 2018 dhe nuk mbajti asnjë premtim. Studentët janë akoma me mangësira. Një brez mbaroi me premtime bosh dhe tani dhe një tjetër brez po “digjet”. Mendoj që edhe pedagogët kanë dalë në protestë, pasi kanë parë dhunën e madhe të ushtruar ndaj studentëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: brezi i ri protesta protestuese