Situata e merkatos të Rodrigo Hernandez ndryshoi në mënyrë drastike në orët e fundit. Teksa të gjithë prisnin që kalimi i tij te Reali i Madridit të ishte një formalitet dhe të zyrtarizohej, mesfushori vendosi t’u komunikojë drejtuesve të Los Blancos dhe të refuzojë ofertën e tyre për të zgjedhur një transferim të tij te rivalët historikë të Barcelonës. Mesa duket në këtë vendim të tij sipas asaj që publikohet në median spanjolle ka ndikuar edhe një telefonatë e Hansi Flick me mesfushorin kampion të botës.
Kjo situatë e krijuar e bën të paevitueshme kthimin në kohë me 2 vjet kur Rodri fitoi Topin e Artë të 2024 duke lënë me futbollistin që dha një intervistë për Cadena Ser teksa iu përgjigj edhe një pyetjeje për një telefonatë të mundshme të Realit të Madridit për të me Rodrin që në atë kohë pranoi se do të merrte në konsideratë ofertën e skuadrës merenges.
‘Sigurisht, kur të telefonon Reali i Madridit, klubi më i mirë në histori dhe me më shumë trofe të fituar, është një nder. Gjithnjë duhet t’i kushtosh vëmendje’-ishin fjalët e thëna nga Rodri në atë moment. Top Channel

