Lajme Zone
‘Braktiset’ mësuesia në Universitetin e Elbasanit, të rinjtë zgjedhin mjekësinë, inxhinierinë dhe ekonomikun
EkonomiSyri

‘Braktiset’ mësuesia në Universitetin e Elbasanit, të rinjtë zgjedhin mjekësinë, inxhinierinë dhe ekonomikun

Të rinjtë tashmë po zgjedhin më shumë degët elitë në Universitetet publike, duke ‘braktisur’ ato që janë më pranë shoqërisë.

Të rinjtë tashmë po zgjedhin më shumë degët elitë në Universitetet publike, duke ‘braktisur’ ato që janë më pranë shoqërisë. Kështu në përfundim të fazës së parë të regjistrimeve në Universitetin publik ‘Aleksander Xhuvani’ në Elbasan dhe në prag të nisjes së vitit të ri akademik, maturantët kanë zgjedhur degët e mjekësisë, inxhinierisë dhe ekonomikut.Lexo edhe:Ankthi social ndryshon mënyrën si truri mëson kur dikush të vëzhgon Pët rektoren e universitetit, Elvira Fetahu edhe ky vit shihet me shqetësim regjistrimi në programet e mësuesisë, pasi ka një ulje të interesit për t’u regjistruar për shkak se të rinjtë preferojnë degët e sipërpërmendura. Sipas rektores së Universitetit duke anashkaluar shifrat e regjistrimeve "Aleksandër Xhuvani", këtë vit asnjë program studimi nuk rrezikon të mbyllet. Sakaq pritet që të bëhet nisja e dy fazave te regjistrimeve, ku faza e dytë hapet të premten, 25 shtator.