Lajme Zone
Braho zbulon detaje për arrestimin e Ermal Beqirit në Francë: Ishte i lokalizuar prej javësh
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Braho zbulon detaje për arrestimin e Ermal Beqirit në Francë: Ishte i lokalizuar prej javësh

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar takimin e tij të parë me gazetarët, ku ka prezantuar bilancin e aktivitetit të institucionit për periudhën 1 janar – 15 korrik 2026.

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar takimin e tij të parë me gazetarët, ku ka prezantuar bilancin e aktivitetit të institucionit për periudhën 1 janar – 15 korrik 2026.

Gjatë konferencës, Braho iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me arrestimin në Francë të biznesmenit Ermal Beqiri, si dhe për personat e tjerë të shpallur në kërkim.

I pyetur nëse SPAK kishte dijeni për kapjen e Beqirit dhe nëse persona si Ergys Agasi do të arrestohen, Braho tha se procedurat për ekzekutimin e masave u janë përcjellë institucioneve kompetente dhe se arrestimi i Beqirit nuk ka qenë rastësor. “SPAK i ka dërguar te organet që e kanë për detyrë të bëjnë ekzekutimet. Beqiri është njëri prej tyre, nuk ka qenë veprim i rastësishëm. Prej disa javësh kemi qenë në kontakt me autoritetet franceze. Ai ka qenë i lokalizuar prej disa javësh, edhe për veprime të tjera hetimore. Do të keni njoftim zyrtar pas disa ditësh”, deklaroi kreu i SPAK.

Biznesmeni Ermal Beqiri u arrestua në Francë, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes së AKSHI-t.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa pritet që ai të ekstradohet në Shqipëri.

Sipas hetimeve, Beqiri është pronar i kompanisë “Soft & Solution” dhe akuzohet se ka përfituar tenderë me vlerë mbi 1.1 milion euro, pasi krahu i djathtë i Ergys Agasit dyshohet se ka ushtruar kërcënime ndaj një shoqërie të përfshirë në një nga procedurat e prokurimit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Ermal Beqiriklodian brahi