Lajme Zone
Braho, “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK-u është i papëlqyer nga të dyja kahet
PolitikëCNA

Braho, “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK-u është i papëlqyer nga të dyja kahet

Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, i ka dhënë një shuplakë pol...

Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, i ka dhënë një shuplakë politikës duke thënë se i vjen mirë që SPAK-u është i papëlqyer nga të dy krahët politikë, pasi kjo tregon se institucioni është në rrugën e duhur.

Ai theksoi se vendimet për kryerjen e veprimeve hetimore apo thirrjen e personave për t'u pyetur nuk merren mbi bazën e pritshmërive politike apo publike, por vetëm sipas nevojave të hetimit.

Sipas Brahos, është prokurori ai që vendos se cilët persona duhet të pyeten në funksion të zbardhjes së çështjes, duke nënvizuar se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

Kreu i SPAK-ut theksoi gjithashtu se askush nuk është imun ndaj hetimit dhe se sfida kryesore për organin e akuzës mbetet sigurimi i provave për të mbështetur çdo procedim penal. “Më vjen mirë që SPAK-u është i papëlqyer nga dy krahët politikë se tregon se institucioni është në rrugën e duhur. Kryerja e veprimeve hetimore, thirrja e një personi, nuk janë vendime që merren në bazë të pritshmërive, por për shkak të nevojës së hetimit dhe është prokurori që vendos se kë duhet të pyesë dhe kë jo. Të gjithë të barabartë para ligjit, sfida është prova. Askush nuk është imun ndaj hetimit”, tha Braho./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.