Kryetari i Partisë MUNDËSIA Agron Shehaj ka reaguar për pamjet që tregojnë momentet kur deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe shtyn dhunshëm gazetarin e “News24” Marsel Rupi, jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, teksa ai i afrohej për ta pyetur. Në një postim në rrjetet sociale Shehaj thekson se “është e paimagjinueshme që një deputet i Kuvendit të ngrejë dorë ndaj një gazetari”. Sjelljen e Braçes, kreu i Mundësia e sheh si pasojë “e arrogancës, bullizmit dhe paprekshmërisë që ka krijuar Edi Rama me modelin e tij qeverisës”. “Po i lënë nervat. Po u vjen fundi!”, thekson Shehaj. Reagimi i Shehajt:
Dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme! Është e paimagjinueshme që një deputet i Kuvendit të ngrejë dorë ndaj një gazetari. Kjo është pasojë e arrogancës, bullizmit dhe paprekshmërisë që ka krijuar Edi Rama me modelin e tij qeverisës. Po i lënë nervat. Po u vjen fundi! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

