Lajme Zone
Braçe sfidon Veliajn për bashkinë/ "Do t'i shkoj deri në fund garës, për ta fituar"
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Braçe sfidon Veliajn për bashkinë/ "Do t'i shkoj deri në fund garës, për ta fituar"

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në një reagim të bërë në rrjetet sociale ka përsëritur se do të kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Braçe shkruan se po pret zhvillimin e garës dhe do t’i shkojë deri në fund për ta fituar. Socialisti shprehet se për këtë garë nuk pret një njoftim dhe njoftimi përjashtues nuk është më pjesë e vendimmarrjes. Deputeti thotë se qytetarët duan të je

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në një reagim të bërë në rrjetet sociale ka përsëritur se do të kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Braçe shkruan se po pret zhvillimin e garës dhe do t’i shkojë deri në fund për ta fituar. Socialisti shprehet se për këtë garë nuk pret një njoftim dhe njoftimi përjashtues nuk është më pjesë e vendimmarrjes.

Deputeti thotë se qytetarët duan të jenë pjesë e vendimmarrjes për qytetin dhe jo të votojnë njoftimet e vendimeve që as nuk i përfshijnë.

Braçe thotë se nuk priti t’i konfirmohej nga Partia Socialiste që do të jetë ai kandidati, por vendosi të kandidojë pas nevojave të qytetarëve dhe faktit për ta bërë Tiranën sërish të jetueshme. Reagimi i Braçes Nga mesi i Kombinatit:

Unë nuk besoj se socialistët duan një njoftim, por duan të vendosin, unë nuk besoj se socialistët duan të votojnë një njoftim, por duan të zgjedhin kandidatin e tyre për Bashkinë e Tiranës!

Më kanë shkruar plot njerëz të mirë nga territori këto ditë; I ka thënë atij “ti do jesh, fillo puno” dhe ai ka nisur punën fort, i ka konfirmuar edhe një herë asaj “ty të kam, merru me njerëzit”, i ka lënë të kuptoj asaj që “mund të jesh ti”.

Shikoni, kjo është shumë mirë, ka gjallëri edhe pse e padukshme, edhe pse “nuk është momenti”; Mua më pëlqen të ketë garë, punë konkrete në territor, diskutime për zgjidhje.

Jam edhe unë një nga të gjithë dhe nuk prita të më thotë dikush “do jesh ti, puno tani”; jo, ndjeva njerëzit në rrugët e lagjet e Tiranës, pashë çfarë nuk ecën e krijon probleme, po kuptoj qytetin dhe nevojat e tij rrugicë me rrugicë, po flas me shumë njerëz për atë që duhet të ndryshojë rrënjësisht në këtë qytet për ta rikthyer të bëhet i jetueshëm përsëri; PO PRES GARËN E DO I SHKOJ DERI NË FUND, SI GJITHMONË, PËR TA FITUAR KËTË PUNË, SE PUNË ËSHTË!

NUK PRES NJË NJOFTIM NË MUR APO NË ETER, NUK VLEN NJOFTIMI, ËSHTË I VJETËR; kriza që po jetojmë ka në thelb MËNYRËN SE SI VENDOSIM dhe NJOFTIMI, përjashtues përgjithësisht, NUK ËSHTË MË ELEMENT I VENDIMMARRJES.

Socialistët së pari, njerëzit më gjerë – sidomos në këtë qytet, duan të jenë pjesë në vendimmarrje, jo të marrin e votojnë njoftime si produkt i një vendimmarrjeje që po bëhet gjithnjë e më e ngushtë dhe që nuk i përfshin.

Kjo duhet të ndryshojë dhe TIRANA E MERITON! Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.