Lajme Zone
Braçe publikon pamje nga shkollat në ditën e katërt të protestave: Gjithçka është jetë, fëmijët janë mirë
PolitikëEuronews Albania

Braçe publikon pamje nga shkollat në ditën e katërt të protestave: Gjithçka është jetë, fëmijët janë mirë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar një video në rrjetet sociale nga shkollat në zonën e Njësisë 5 në Tiranë, në ditën e katërt të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar një video në rrjetet sociale nga shkollat në zonën e Njësisë 5 në Tiranë, në ditën e katërt të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve. Në reagimin e tij, Braçe ndalet te siguria në shkolla dhe gjendja e fëmijëve, duke përcjellë pamje nga oborret e shkollave. “Mëngjes i sotëm është… siguria në shkollë… fëmijët janë mirë edhe… sigurisht fëmijët që luajnë në oborr edhe pjesa tjetër që luajnë në oborr… gjithçka është jetë”, shprehet deputeti në videon e publikuar. Reagimi i Braçes vjen në një moment kur protestat e të rinjve vijojnë prej katër ditësh, me studentë dhe gjimnazistë që kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar situatën politike në vend.