Lajme Zone
Braçe kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët, por hesht për përgjegjësinë e qeverisë: Dhuna nuk është alternativë
PolitikëPamfleti

Braçe kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët, por hesht për përgjegjësinë e qeverisë: Dhuna nuk është alternativë

Braçe i referohet BE-së, SHBA-së dhe komuniteteve fetare për të dënuar dhunën në protesta, ndërsa në reagimin e tij nuk përmend asnjë përgjegjësi të qeverisë së Edi Ramës apo të Partisë Socialiste për krizën politike dhe tensionet në vend.

Braçe nuk ndalet te roli i qeverisë së Edi Ramës, nuk shtron pyetje për përgjegjësinë e Partisë Socialiste për situatën e krijuar dhe nuk përmend ndonjë reflektim të nevojshëm nga pushteti për shkaqet që kanë sjellë përplasjet dhe tensionet politike. Edi Rama dhe Erion Braçe Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar lidhur me situatën që po kalon Tirana për shkak të dhunës së protestuesve gjatë këtyre 6 ditëve.

Braçe i referohet BE-së, SHBA-së dhe komuniteteve fetare për të dënuar dhunën në protesta, ndërsa në reagimin e tij nuk përmend asnjë përgjegjësi të qeverisë së Edi Ramës apo të Partisë Socialiste për krizën politike dhe tensionet në vend.

Në reagimin e tij, Braçe rendit deklaratat e Komisionit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Këshillit Ndërfetar dhe përfaqësuesve të nxënësve, të cilët, sipas tij, kanë dënuar dhunën dhe kanë kërkuar zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut.

Braçe nuk ndalet te roli i qeverisë së Edi Ramës, nuk shtron pyetje për përgjegjësinë e Partisë Socialiste për situatën e krijuar dhe nuk përmend ndonjë reflektim të nevojshëm nga pushteti për shkaqet që kanë sjellë përplasjet dhe tensionet politike.

Në vend të kësaj, ai e zhvendos vëmendjen te qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë, duke i përdorur thirrjet e tyre për dialog si argument për të izoluar dhunën dhe për të mbrojtur rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Nuk ka kauzë apo projekt partiak që legjitimon dhunën!”, shprehet Braçe, duke theksuar se liria e shprehjes dhe e protestës duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore.

Ai e cilëson integrimin evropian si projektin politik kombëtar të Shqipërisë dhe nënvizon se dhuna sjell frikë, ndërsa shpresa duhet të jetë e ardhmja.

Reagimi i Erion Braçes:

1. Komisioni Evropian – qeveria e Bashkimit Evropian, dënoi pak më parë me forcë dhunën dhe zjarrvënien, shkatërrimin e institucioneve publike dhe të pronës private në Tiranë, si dhe apeloi për dialog;

2. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dënoi po ashtu dhunën dhe apeloi për dialog që zgjidh problemet dhe rikthen paqen e mirësinë mes njerëzve; Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, një ditë më parë, dënoi me forcë dhunën dhe apeloi gjithashtu për dialog;

3. Parlamenti dhe Qeveria e Nxënësve sot dënuan dhunën dhe apeluan që të dëgjohet zëri i tyre për shqetësimet e tyre të tanishme, por edhe të studentëve, statusin e të cilëve do ta kenë së shpejti; kërkuan dialog dhe zgjidhje;

4. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dje – për herë të dytë brenda pak ditësh – dënuan ashpër dhunën dhe kërkuan dialog konstruktiv mes palëve;

Pra, shoqëria këtu, në këtë vend, por edhe partnerët tanë më të mëdhenj ndërkombëtarë, po e refuzojnë dhunën, po e izolojnë dhunën; nuk e pranojnë si alternativë dhe si zgjidhje – të gjithë po e thonë shumë qartë.

Nuk ka kauzë apo projekt partiak që legjitimon dhunën!

Bota ka zgjedhur rrugë tjetër, garanton, doemos, lirinë e shprehjes dhe të protestës, por në mënyrë paqësore, ndërkohë që komunikon, dialogon dhe zgjidh – kjo është rruga.

Komisioni Evropian vinte sot theksin te vendosmëria që vendi ka dhe te përparimi i rëndësishëm që Shqipëria po bën drejt anëtarësimit në BE – ky është projekti politik kombëtar dhe i Evropës për Shqipërinë; rrugë tjetër nuk ka.

Dhuna sjell frikë dhe frika nuk duhet të jetë e ardhmja; shpresa është e ardhmja që ka shtyrë përpara popujt, edhe ne!braçe kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Gazi në selinë e PD, Berisha akuzon Ramën: Skenari për të sulmuar dy partitë dështoi, policia u hakmor ndaj demokratëve! 18 Tetor 2026, 21:1521:15Politike “Mbushën selinë me gaz”/ Bozdo dhe Këlliçi akuzojnë Ramën për ndërhyrjen e policisë: Ishte skenar i përgatitur! 18 Tetor 2026, 20:5320:53Politike Goditje nga PE për Ramën: Të fajësosh të huajt për revoltën kundër korrupsionit, fyerje për shqiptarët! 18 Tetor 2026, 20:1920:19Politike Moska i rrëzon alibinë Ramës: Nuk kemi lidhje me protestat, mos na akuzo ne për hallet e tua 18 Tetor 2026, 20:0420:04Politike “Rama të largohet përgjithmonë nga Shqipëria”/ Propozimi nga Austria: Të tërhiqet në Vjenë, të mos kthehet më në politikë 18 Tetor 2026, 19:2619:26Politike Thirrje ndërkombëtare për zgjedhje të parakohshme, IDU i kërkon Ramës të ndalë dhunën ndaj studentëve 18 Tetor 2026, 17:2817:28Politike