Tre gola, kartona, tension, raste, polemika dhe një histori lufte që zgjat që nga viti 1982. Argjentina, kampione bote në fuqi përmbysi 1-2 Anglinë në Atlanta për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, duke marrë biletën e mbetur për në finalen e 19 korrikut kundër Spanjës. Argjentina festoi në fund, por futbollistët në fushë nuk mund të shmangnin pjesën politike. Kujtimi i konfliktit të armatosur të vitit 1982 për sovranitetin mbi Ishujt Falkland (Malvinas) dhe humbja e Argjentinës në atë luftë mbeten thellësisht të ngulitura në vetëdijen kombëtare dhe çdo ndeshje kundër Anglisë është një mundësi për të riafirmuar të drejtën e Argjentinës mbi arkipelagun e Atlantikut të Jugut, sot një territor nën administrimin e Mbretërisë së Bashkuar. LEXO edhe...Lionel Messi: I njoh lojtarët e Spanjës sepse disa luajnë për Barçën time, pres finale të barabartë Disa minuta pas vërshëllimës së fundit, ndërsa euforia vazhdonte ende, disa lojtarë të ekipit kombëtar argjentinas, të udhëhequr nga Giovani Lo Celso, shtrinë një flamur të bardhë në fushë me një mesazh të qartë: "Malvinas janë argjentinase". Flamuri fillimisht u mbajt nga Lisandro Martinez, më pas iu bashkua Lo Celso dhe një pjesë e madhe e futbollistëve. Argentina players take banner from their fans and bring it onto the pitch, it read: "The Falkland Islands are Argentinian."The moment happened after the team beat England in the World Cup semi-finals.Read more: pic.twitter.com/As1dJbE4RM — Sky News (@SkyNews) July 15, 2026Reagimet pas ndeshjes Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel nuk pranoi asnjë kritikë pas humbjes, duke thënë se ekipi i tij ka zhvilluar një nga ndeshjet më të mira, 'për mos thënë më të mirën'. "Ka miliona trajnerë pas ndeshjes që e dinë se çfarë duhej bërë më mirë. Është e lehtë të thuash se vendimet e mia ishin të gabuara pasi gjërat nuk shkuan mirë. Nuk kam asnjë pendesë. Zhvilluam një nga ndeshjet tona më të mira, në mos më të mirën", tha mes të tjerash Tuchel. Nga ana tjetër, Lionel Scaloni nuk mund ta fshihet emocionin duke thënë se të tijtë e merituan fitoren. Nuk mund të mungonin elozhet për Messin. "Shpresoj që tifozët spanjollë të jenë të lumtur që do të përballen me Argjentinën në finale, duke pasur parasysh gjithë gëzimin që Leo Messi i ka dhuruar atij vendi. E di që shumica e njerëzve në Spanjë e duan Messin. Çfarë tjetër duhet të bëjë Messi që të njihet si futbollisti më i madh në histori? Nuk ka më asnjë dyshim. Jemi unikë, më besoni. Këta lojtarë…., është e pamundur për t’u shpjeguar. E merituam fitoren ndaj Anglisë. Kur ndiejmë erën e gjakut, hidhemi në sulm", tha Scaloni, trajneri kampion bote në fuqi. Kapiteni i Anglisë, Harry Kane ishte i dëshpëruar për mënyrën sesi shkoi loja. "Jam i shkatërruar. I shkatërruar për djemtë, për të gjithë, stafin dhe tifozët. Bëmë një ndeshje të mirë në pjesën më të madhe të kohës. Kur shkuam 1-0 dukej se u limituam me rezistencën. Në këtë nivel, nuk është e mjaftueshme", tregoi Kane, autori i gjashtë golave këtë Botëror. "Vuajtëm për të ushtruar presion. Besoj se sidomos në pjesën e parë dhe në fillim të së dytës i presuam mirë. Rikuperuam topa në gjysmëfushën kundërshtare dhe kontrolluam ndeshjen. Patëm momente të bukura në këtë turne, ndeshje të mira. Një tjetër gjysmëfinale, një hap larg fitores. Duhet të gjejmë vetëm atë pjesën që mungon në fazën finale të kompeticionit. Këta turne të shterojnë energjitë, presioni dhe mentaliteti. Kemi treguar shumë këto 6-7 javë, na mungon vetëm ai hapi final", tha Kane. Pas ndeshjes nuk munguan përplasjet në fushë. Jude Bellingham i Anglisë nuk duroi dot festën e Argjentinës duke goditur me shpullë pas koke një prej kundërshtarëve. Kaq mjaftoi që për disa sekonda gjakrat të nxeheshin. Ora 11:12 Lionel Messi: I njoh lojtarët e Spanjës sepse disa luajnë për Barçën time, pres finale të barabartë Pas fitores 1-2 kundër Anglisë dhe arritjes në finalen e Kupës së Botës 2026, kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi foli për rivalin e fundit, Spanjën. 'Pleshti' tha se i njeh lojtarët e Spanjës pasi disa prej tyre luajnë për Barcelonën, ish-klubin e tij. Për Messin finalja do të jetë e barabartë dhe do ndahet me rezultat të ngushtë."E njoh mirë skuadrën spanjolle dhe ata kanë një stil loje që e kanë zhvilluar gjatë shumë viteve. I njoh edhe lojtarët. Kam luajtur kundër shumë prej tyre dhe i ndjek nga afër. Disa nga lojtarët luajnë për Barçën, një klub që do të thotë shumë për mua dhe me të cilin ende vazhdoj të kem lidhje. Do të jetë një finale e veçantë e Kupës së Botës dhe natyrisht, pres që të jetë shumë e ngushtë.Çdo gjë që kam përjetuar me këtë grup që kur u riktheva për Kupën e Amerikës 2019 ka qenë e pabesueshme, përtej çdo gjëje që mund ta kisha imagjinuar. Kam shijuar çdo minutë të tij dhe jo vetëm sukseset dhe trofetë që kemi fituar. Të ndash jetën e përditshme me ta dhe të garosh përkrah tyre... ka qenë një udhëtim vërtet i mrekullueshëm dhe gjithashtu u kemi sjellë tifozëve shumë gëzim. Jam shumë i lumtur.Mendoj se treguam përsëri atë që kemi bërë prej vitesh. Ky ekip luan futboll të lirë dhe me cilësi të lartë. Jemi të duruar dhe dimë si t'i lexojmë momentet kyçe në një ndeshje. Mendoj se e diktuam ndeshjen që nga fillimi. Edhe pse nuk krijuam raste të qarta para pjesës së parë, e kishim kontrollin dhe mbajtëm shumë topin. Dhe pasi ata shënuan, ishim edhe më të mirë", tha Messi. Share Ora 10:58 'Faji i Tuchel' dhe 'Arrogancë argjentinase', shtypi anglez e ka me trajnerin gjerman të kombëtares Eliminimi i 'Tre Luanëve' në gjysmëfinalen e Kupës së Botës nga Argjentina, e ka ndarë shtypin britanik. Një pjesë e mirë e medieve ka shprehur zemërim të thellë për banderolën e Ishujve Falkland.Një pjesë tjetër e gazetave dhe portaleve britanike është marrë me trajnerin Thomas Tuchel, duke e akuzuar ashpër për taktikën shumë mbrojtëse që zgjodhi pasi Anglia kaloi në avantazh me Gordon.Shumë tituj të shtypit anglez ishin një sulm ndaj rivalëve, me banderolën “Malvinas janë argjentinase” në vend të fotos kryesore. Po ashtu, të pashmangshme nga shtypi britanik akuzat ndaj trajnerit gjerman Tuchel, i kritikuar hapur edhe nga specialistët e futbollit.Anglia po kontrollonte lojën dhe pasi shënoi u tërhoq në mënyrë të pakuptimtë në zonën e saj, duke ia lënë gjithë fushën Argjentinës, që përfitoi dhe realizoi dy gola. Share Ora 10:12 VIDEO/ Portieri Pickford lë shënimet në fushë, futbollistët e Argjentinës zbulojnë 'armën sekrete' të Anglisë Portieri i Anglisë, Jordan Pickford, ishte i përgatitur për gjuajtjet me penallti kundër Argjentinës, por kur lojtarët rivalë i gjetën shënimet e tij ishte tepër vonë pas anglezët u përmbysën 1-2.Momenti kur lojtarët e Argjentinës me Lionel Messin në krye kanë gjetur shënimet e Pickford është bërë viral në internet. Portieri i Anglisë kishte studiuar goditjet e penalltive të rivalëve, duke i shënuar në shishen e tij të ujit, siç bëjnë zakonisht portierët.Mirëpo këto të dhëna nuk i hynë në punë Pickford pasi Anglia e tij humbi 1-2 brenda 90 minutave. Interesant është reagimi i futbollistëve të Argjentinës që kanë zbuluar 'armën sekrete' të rivalëve, paçka se gjithçka kishte përfunduar.JSJAJAJA ESTO ES INCREIREIBLEMessi, Nico González, Senesi y Enzo Fernández, encontraron la botellita donde Pickford tenía anotado a dónde pateaban penales los jugadores de la Selección Argentina. pic.twitter.com/JsHEFUUvsu— ??? ????? ??? (@Pampa139) July 16, 2026 Share Ora 09:54 VIDEO/ Jude Bellingham godet me shpullë futbollistin e Argjentinës, sherr pas ndeshjes gjysmëfinale Jude Bellingham nuk i ka mbajtur dot nervat pas humbjes së Anglisë kundër Argjentinës. Mesfushori ka parë rivalët të festojnë përpara syve të tij dhe ka goditur me shpullë në kokë një prej rivalëve, pikërisht Valentin Barco.Kaq ka mjaftuar që për disa çaste gjakrat në fushë të ndizeshin dhe futbollistët nga dy kampet të kishin shtyrje mes tyre.? ¡EL ENGANCHÓN DE BELLINGHAM CON LOS JUGADORES DE ARGENTINA TRAS EL FINAL!#NuestroMejorMundial #NuestroMejorMundialAS @jfelixdiaz @as_tv pic.twitter.com/9Y8rlgG2TL— Diario AS (@diarioas) July 15, 2026 Share Ora 09:38 VIDEO/ Festë e madhe në Buenos Aires, tifozët e Argjentinës mbushin rrugët dhe sheshet pas fitores kundër Anglisë Fitorja 1-2 me përmbysje kundër Anglisë ka bërë që tifozët e Argjentinës të jenë në festë të madhe. Kulmi ishte në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires. Mijëra tifozë e ndoqën përballjen në rrugët dhe sheshet e qytetit ndërsa pas përballjes festa ishte legjitime.Atmosfera u elektrizua nga këngët tradicionale të tifozëve, si “Muchachos”, “Olé, olé, olé, Messi, Messi” dhe “Kush nuk kërcen është anglez”, ndërsa himni i ri i këtij Botërori, “La cuarta estrella” (“Ylli i katërt”), u këndua në kor nga turma. Boritë e makinave dhe fishekzjarrët shoqëruan festimet deri në orët e vona të natës.Festë kishte edhe në qytetete e tjera të Argjentinës dhe në shtetet ku komuniteti argjentinas është i madh. Share S.Dh/ReportTv.al Boterori 2026 FIFA SHBA anglia Argjentina Lionel Scaloni Thomas Tuchel Harry Kane lionel messi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.9% Nuk e di 3.5% Vota total: 3442 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?
