Lajme Zone
Botërori 2026/ Norvegjia historike sonte kundër Anglisë, trajneri Solbakken: Janë favoritë, por kanë presion! Duel edhe mes Halaand e Kane
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Botërori 2026/ Norvegjia historike sonte kundër Anglisë, trajneri Solbakken: Janë favoritë, por kanë presion! Duel edhe mes Halaand e Kane

Trajneri të ‘tre luanëve’ nuk i pëlqen aspak kur e quajnë favorit, ndërsa Solbakken i Norvegjisë thotë se ‘presioni do të jetë tek ishullorët’.

‘Anglia është favorite, por jo me diferencë të theksuar!’ Me këtë deklaratë e nisi konferencën trajneri i Norvegjisë Solbakken para duelit historik për nordikët në çerekfinale të Botërorit. Pas 28 vitesh mungesë Norvegjia u rikthye në Botëror dhe arriti në një nivel që nuk e kishte bërë më parë, duke prekur për herë të parë çerekfinalet. Para duelit te nordikët ka patur alarm për një virozë që preku një pjesë të mirë të skuadrës, por jo Halaand, ndërsa lajm i mirë është se të gjithë futbollistët janë të gatshëm. Solbakken saktësoi se ‘presioni në këtë çerekfinale do të jetë te Anglia’, ndërsa refuzoi të komentonte duelin Erling Halaand-Harry Kane, duke thënë se ndeshja luhet mes Norvegjisë dhe Anglisë. LEXO edhe...Botërori 2026/ Courtis i zhgënjyer pas eliminimit: Do kërkoj 1 vit pushim nga Belgjika! De La Fuente thumbon Francën: I mundëm në 2 ndeshjet e fundit Pavarësisht anashkalimit të Solbakken, sonte në Miami në orën 23:00, tifozët janë kurioz të shohin edhe duelin Halaand-Kane. Sulmuesi i Norvegjisë, pjesë e City-t në Angli, ka realizuar 7 gola, ndërsa Kane 6. Të dy sulmuesit janë pjesë e garës për t’u shpallur golashënues në këtë Botëror. Te Anglia mungon Quansah, i cili u ndëshkua me të kuq kundër Meksikës, ndërsa shqetëson shumë edhe gjendja e Declan Rice, i cili ka një shqetësim në kofshë. Trajneri Tuchel ishte i irrituar me faktin e të quajturit favoritë, duke ‘theksuar se në këtë fazë nuk ka shumë diferenca’. ‘Norvegjia ka performuar shkëlqyeshëm deri më tani. Madje duke mposhtur edhe një kombëtare shumë të madhe si Brazili’,-u shpreh Thuchel. Shqetësim për dy kombëtaret në ‘Hard Rock Stadium’ pritet të jetë temperatura, pasi gjatë ndeshjes do të shkojë në 34 gradë Celsius. Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. Ne.k./ReportTv.al Harry Kane Erling Haaland anglia Norvegjia Boterori 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 81.8% Jo! 15.8% Disi! 2.4% Vota total: 1045 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?