Lajme Zone
Botërori 2026/ 'Identiteti i gabuar', rregulli i ri tërbon Zvicrën! Polemikat e Xhakës: Arbitri na eliminoi kundër Argjentinës
SportReport TV

Botërori 2026/ 'Identiteti i gabuar', rregulli i ri tërbon Zvicrën! Polemikat e Xhakës: Arbitri na eliminoi kundër Argjentinës

Shkak është bërë kartoni i kuq i Embolo-s, me Xhakën dhe trajnerin Yakin, të cilët aluduan mbi rregullin e ri që arbitri mori vendimin.

Argjentina ia doli me shumë vështirësi të eliminonte Zvicrën në çerekfinale të Botërorit, duke fituar me rezultatin 3-1 në shtesë, por ‘helvetët’ janë larguar duke ngritur dyshime të mëdha ndaj arbitrit portugez Pinheiro. E gjithë situata lidhet me kartonin e kuq të Embolo-s në minutën e 72-të. Arbitri fillimisht dha të verdhë për Paredes për shkak të ndërhyrjes, por pas rishikimit me VAR vendosi që nuk kishte kontakt dhe i hoqi të verdhin argjentinasit, duke ia kaluar zviceranit për stimulim. Për Embolo-n ishte i dyti i verdhë e për pasojë karton i kuq. Sulmuesi u largua me lot në sy nga fusha, ndërsa vendimi po shkakton shumë polemika pasi nuk ka një rregull të qartë për rishikimin në VAR. Shumica e specialistëve e justifikojnë me rregullin e ri ‘për identifikimin e gabuar’, por në këtë rast nuk gabohet futbollisti i cili ndëshkohet, por mënyra e faullit në fushë. Shqetësimi është se kjo mund të shkaktojë një precedent, që mund të hapë shumë telashe në vijim. LEXO edhe...Botërori 2026/ 120 minuta vuajtje, Argjentina mposht 3-1 Zvicrën dhe gjen Anglinë në gjysmëfinale! Ndeshja tjetër është Francë - Spanjë Pas ndeshjes trajneri i Zvicrës Yakin nuk akuzoi drejtpërdrejt për favorizim të Argjentinës, por shtoi se arbitri gaboi pasi konbtakt kishte. Edhe kapiteni Xhaka ishte i tërbuar, duke pohuar se ‘ishte një vendim shumë i madh, që e ndryshoi plotësisht ndeshjen’. Ky vendim sipas Xhakës ‘vrau ndeshjen’. Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. Ne.k./ReportTv.al Boterori 2026 Zvicra Argjentina Granit Xhaka brel embolo Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.9% Jo! 19% Disi! 3.1% Vota total: 2679 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?