Lajme Zone
“Bota po shkon për lesh!”, Rexhaj: O burra vazhdoni! Nëse ndodh përplasje në Ballkan, armiqtë tanë janë gati!
PolitikëABC News Albania

“Bota po shkon për lesh!”, Rexhaj: O burra vazhdoni! Nëse ndodh përplasje në Ballkan, armiqtë tanë janë gati!

Analisti Albatros Rexhaj ka bërë deklarata të forta lidhur me protestat, sigurinë dhe situatën gjeopolitike në Ballkan. Rexhaj u shpreh se publiku duhet të dijë se çfarë kërkon nga qeveria, ndërsa përdori gjuhë të ashpër kur foli për përballjet gjatë protestave. Analisti paralajmëroi gjithashtu për rreziqet që, sipas tij, lidhen me situatën e sigurisë në rajon. Ai u shpreh se bota po kalon një per

Analisti Albatros Rexhaj ka bërë deklarata të forta lidhur me protestat, sigurinë dhe situatën gjeopolitike në Ballkan.

Rexhaj u shpreh se publiku duhet të dijë se çfarë kërkon nga qeveria, ndërsa përdori gjuhë të ashpër kur foli për përballjet gjatë protestave.

Analisti paralajmëroi gjithashtu për rreziqet që, sipas tij, lidhen me situatën e sigurisë në rajon. Ai u shpreh se bota po kalon një periudhë të pasigurt dhe ngriti shqetësimin për mundësinë e një përplasjeje në Ballkan.

“Publiku duhet të dijë çfarë do nga qeveria. Kush më del përpara, të mendohet mirë, se aty do të ngelë. Më njohin edhe nga lufta në Kosovë. Sot Kosova paguan faturat e listës së njerëzve që ishin të papërshtatshëm. Këshilla ime është: veç përpara, digjni çfarë ju del përpara. Përfitues janë armiqtë tanë, që po blejnë sisteme armatimi. Bota po shkon për lesh, stabiliteti, mbrojtja nga NATO ka marrë fund. Nëse ndodh një përplasje në Ballkan, armiqtë tanë kanë për të ardhur deri këtu. Durrësin dhe Shkodrën i kanë fiksim. Mbreti Zog e bëri një ushtri, Enver Hoxha e bëri një ushtri, erdhi Berisha, i dogji të gjitha. Nëse ideja është t’i djegim edhe njëherë, jepini.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetReal Story